Lajme

Aeroplani me të cilin besohet se ka udhëtuar në rajon shefi i CIA-s shihet në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 22 August 2024

Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës. Me të njëjtin avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.

I pari i shërbimit më të fuqishëm të inteligjencës në botë, CIA-s amerikane qëndroi të mërkurën në një vizitë të paparalajmëruar në Beograd.

-Advertisement-

Atje, William Burns shkoi pas vizitës tjetër të paparalajmëruar në Sarajevë gjatë së martës.

Ndonëse detaje të pakta u dhanë për qëndrimin e tij në Sarajevë, e edhe më pak për atë në Beograd, analistët në Serbi thanë se vizita kishte dy qëllime: situatën në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera