Lajme

Aeroplanët bombardues amerikanë fluturojnë për 10 orë mbi Detin Jugor të Kinës

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 09 June 2017

Kina ka thënë sot se është duke i mbikëqyrur aktivitetet ushtarake të SHBA-së në Detin Jugor të Kinës, pasi dy aeroplanë bombardues të SHBA-së kanë kryer fluturime trajnuese mbi ujërat e kontestuara.

Komanda Amerikane e Paqësorit ka thënë në ueb-sajtin e vet se dy bombardues të Forcave Ajrore të SHBA-së “B-1B Lancer” kanë fluturuar për plot 10 orë në një mision trajnues mbi Detin Jugor të Kinës, transmeton Express.

Ky ushtrim vjen pasi në fund të muajit maj luftanijet amerikane kryen ushtrime ushtarake manovruese 12 milje detare afër një ishulli artificial të ndërtuar nga Kina në Detin Jugor të Kinës.

-Advertisement-

Ushtria amerikane kryen patrullime të tilla për t’i treguar Kinës se ajo nuk ka të drejta territoriale në ato ujëra, zyrtarët amerikanë patën thënë në atë kohë.

Ndërkohë, Kina ka thënë se po i mbikëqyr lëvizjet e SHBA-së atje.

“Kina gjithmonë është vigjilente dhe efektive në mbikëqyrjen e aktiviteteve ushtarake të vendit relevant në Detin Jugor të Kinës,” ka thënë Ministria e Jashtme e Kinës në një komunikatë, duke iu referuar SHBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera