Rajoni dhe Bota

Adoleshenti vret me thikë tre fëmijë dhe një mësues

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 05 May 2021

Një 18-vjeçar vrau sot tre fëmijë dhe një mësues me thikë në një institucion arsimor në Saudades, në shtetin brazilian Santa Catarina.

18-vjeçari goditi me thikë edhe trupin e tij dhe u dërgua në një gjendje të rëndë në një spital pas krimit.

Guvernatorja e shtetit, Daniela Reinehr, tha se do të jetë zi zyrtare tre-ditore.

-Advertisement-

“Shpreh trishtim të thellë dhe ofroj solidaritetin tim. Vendosa që Qeveria duhet t’u japë të gjithë mbështetjen e nevojshme familjeve”, shkroi ajo në një rrjet social.

Kryebashkiaku i qytetit Maciel Schneider tha se të gjitha klasat e mësimit u anuluan këtë javë.

“Është një moment shumë i trishtuar në qytetin tonë të vogël. Ne vendosëm të dekretojmë zinë zyrtare, anulojmë të gjitha klasat këtë javë. Ne vendosim ekipet tona shëndetësore (në dispozicion), psikologët po shoqërojnë familjet”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera