Sport

Adnan Januzaj kritikohet ashpër nga trajneri

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 26 January 2021

Real Sociedadi u nda baras 2-2 me Betisin të shtunën e kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Në minutën e 83-të, në radhët e Sociedadit, u inkuadrua futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, i cili nuk arriti të bënte paraqitje aspak të kënaqshme gjatë atyre minutave që pati në dispozicion.

Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i Sociedadit, Imanol Alguacil, i cili nuk e kurseu aspak nga kritikat Januzajn.

-Advertisement-

“Nëse ndeshja do të luhej sërish, do të bëja ndryshimet e njëjta, përveç një. Në një ndryshim bëra një gabim. Ia kam thënë edhe Adnanit dhe e ka pranuar. Januzaj është një lojtar që na duhet, por na duhet 100 %:”, ka thënë Alguacil sipas Mundo Depertivo.

25 vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera