Sport

Ademi viziton Akademinë e Zhvillimit ‘Aspire’ gjatë qëndrimit në Doha

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 16 February 2020

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili po qëndron në Katar, sot, ka vizituar Akademinë e Zhvillimit “Aspire” në Doha, ku bëhet zhvillimi i kategorive të reja.

Gjatë kësaj vizite presidenti Ademi nga nikoqirët u njoftua se në këtë akademi synohet zhvillimi i elitës së ekipit nacional dhe aktualisht në të janë të përfshirë të rinjtë dhe të rejat nga mosha 13-vjeçe.

Pjesë e kësaj akademie janë të gjitha profilet dhe përveç futbollit pjesëmarrësit shkollohen dhe mësojnë gjuhët e huaja, derisa në aspektin profesional futbollistët përgatiten në aspektin fizik, teknik dhe taktik, por rëndësi e madhe i kushtohet edhe aspektit mental.

-Advertisement-

Presidenti Ademi u njoftua se në këtë akademi punojnë afërsisht 700 persona, ku trajnerët janë nga shtete të ndryshme nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika, derisa drejtori menaxhues është spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera