Sport

Abrashi shënon në miqësore

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 08 January 2018

Mesfushori Amir Abrashi e ka shpëtuar nga disfata skuadrën e Freiburgut.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë shënoi golin e barazimit (1:1) përballë Hamburgut, në ndeshjen miqësore të luajtur të dielën në Sotogrande të Spanjës.

Abrashi shënoi në minutën e 86-të, kurse luajti gjatë gjithë takimit, kurse te Hamburgu deri në minutën e 65-të luajti mbrojtësi Mërgim Mavraj, shkruan sot “Koha Ditore”.

-Advertisement-

“U shënua një gol mjaft interesant me kokë nga njeriu më i vogël në fushë. Një harkim i mirë i Lukas Kubler u shfrytëzua më së miri nga Amir Abrashi. Kështu ndeshja miqësore u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1”, shkruan në komentin e klubit gjerman, që garon në Bundesliga 1.

Mesfushori 27-vjeçar për Freiburgun këtë edicion ka pasur vetëm tri paraqitje në Bundesligë. Ka munguar në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera