Abdixhiku shpalos vendimin e ri të LDK: Tërhiqemi nga kërkesa për pjesëmarrje në Qeveri dhe për Presidentin, mbesim opozitë
Autori: Gazeta inFokus
18:00 | 13 August 2026
Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konferencë për media është deklaruar lidhur me takimet që ka pasur ai me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
’Ngjarjet e ndjeshme në Kuvend shpërfaqin më së rëndi gjendjen në të cilën Kosova. Zvarritja e konstituimit të Kuvendit dhe tejkalimit të afateve nuk janë më vetëm mosmarrëveshje ndërmjet partive, ato përbejnë paqartësi të rëndë Kushtetuese, dhe po e fusin vendin në terren të rrezikshëm të pasigurisë juridike’’,
‘’Për LDK kapërcimi i kësaj gjendje kërkon maturi politike, respektim të rëndit kushtetuese, përgjegjësi si LDK, nuk është të ushqejmë krizën, por të ofrojmë daljen prej krizës. Kemi kontaktuar edhe dje me çdo parti politike, jo për shkak nevojës për pushtet, por për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit. VV’ja ja kemi njohur të drejtën për të udhëhequr me qeverinë dhe kuvendin, në përputhje me rezultatin, për LDK kemi propozuar përgjegjësinë e institucionet së presidentit së bashku me një rol në ekzekutiv, kështu në pikëpamjen tonë do të kishim edhe stabilitet institucional, qeveri të qëndrueshme me shumë vota, dhe promovim të vlerave demokratike. Fatkeqësisht përgjigja e VV’së nuk kishte ofertë partneriteti, ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim, në një qeverisje që do të kontrollohej tërësisht nga njëra palë. LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë perfitim politik në zhamgnjen e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. Heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e Presidentit”, ka thënë ai.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...































