Abdixhiku: Oferta e VV-së s’ishte partneritet, por pjesëmarrje për prani dekorative
Autori: Gazeta inFokus
18:10 | 13 August 2026
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka folur lidhur me ecurinë e bisedimeve me Vetëvendosje për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
Abdixhiku deklaroi se oferta e VV-së nuk ishte ofertë partneriteti.
“Fatkeqësisht, përgjigja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishte ofertë partneriteti. Ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim dhe për një prani dekorative të LDK-së dhe për një qeverisje që do të kontrollohej tërësisht nga njëra palë. Në këtë përgjige LDK-së i ishin ofruar vetëm tre ministri dhe zëvendëskryeministri”, deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK-ja me propozimin për presidentin donte stabilitet institucional.
“Lëvizjes Vetëvendosje ia kemi njohur të drejtën për të udhëhequr Qeverinë dhe Kuvendin, në pëputhje me rezultatin zgjedhor, pra rezultatin e popullit dhe rendin kushtetues. Pra, ua kemi njohur të drejtën që të kenë edhe kryeministrin edhe kryetarin e Kuvendit. Për LDK-në kemi propozuar që ta kemi përgjegjësine e presidentit së bashku me një rol në ekzekutiv. Kështu në pikëpamjen tonë do të kishim edhe stabilitet institucional edhe qeverisje të qëndrueshme me shumë vota dhe promovim të vlerave demokratike dhe mbi të gjitha do të kishim balancë institucionale me më të mirët e partive në shërbim te Republikës. Ndarja e balancuar nuk ishte për të goditur njëri-tjetrin por për të ndërtuar një ekuilibër të arsyesëm ndërmjet partnerëve”, shtoi kreu i LDK-së.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...

































