Lajme

Abdixhiku: Kurti sot dëshmoi përfundimisht se nuk ka ide e as njohuri për zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 12 April 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar rreth vendimit të qeverisë për të ndarë 100 euro shtesë për disa grupe të qytetarëve, atyre që punojnë në sektorin privat, publik, pensionistëve dhe studentëve.

I pari i LDK-së tha se, me këtë vendim qeveria po e zëvendëson mungesën e politikave zhvillimore me populizëm, shkruan lajmi.net.

Aktivizuesi i rritjes së flokëve nga shtëpia: Ja detajet!

-Advertisement-

“Popullizmi varfëron! Mungesën e politikave zhvillimore e investimeve të mëdha kapitale në vend, po e zëvendësojnë me popullizëm. Këtë herë nga 100 euro lëmoshë secilit – pa ndonjë kriter, pa ndonjë kategorizim. Kanë ose s’kanë përfituesit, nuk ka fare rëndësi, të gjithë do të marrin njëjtë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shtoi se kjo politikë sociale e qeverisë, jo vetëm që është e pa drejtë por është edhe e pa efekt, sepse sipas tij, 100 euro për një muaj nuk i ndihmon qytetarët, ndërsa shuma prej 100 milionë e ndarë gjithsejtë, do të humbasë.

“Përveç se e padrejtë, kjo politikë sociale është edhe pa efekt. Në njërën anë 100 euro për vetëm një muaj, s’zbusin asgjë; në anën tjetër 100 milionë euro gjithsejtë janë para të humbura me një vendim. Nuk besoj se ka pasur, ka e do të ketë diku tjetër në botë ndonjë politikë kaq të madhe me kaq pak ndikim. Popullzimi këtë ka. Blenë paqe sociale duke ushqyer varfërinë”, shtoi Abdixhiku.

Më tej, ai tha se përmes kësaj politike, Kurti tregoi se nuk ka ide e njohuri për zhvillim dhe se LDK-ja e kundërshton secilën politikë popullsitë.

“Albin Kurti sot dëshmoi përfundimisht se nuk ka ide e as njohuri për zhvillim. E kundërshtoj secilën politikë populiste. Edhe këtë të tanishmen dhe secilin propozim a masë të ngjashme të marrë deri më tani nga kushdo qoftë ai”, tha përveç tjerash Abdixhiku.

Reagimi i Abdixhikut:

Popullizmi varfëron!

Mungesën e politikave zhvillimore e investimeve të mëdha kapitale në vend, po e zëvendësojnë me popullizëm. Këtë herë nga 100 euro lëmoshë secilit – pa ndonjë kriter, pa ndonjë kategorizim. Kanë ose s’kanë përfituesit, nuk ka fare rëndësi, të gjithë do të marrin njëjtë.

Përveç se e padrejtë, kjo politikë sociale është edhe pa efekt. Në njërën anë 100 euro për vetëm një muaj, s’zbusin asgjë; në anën tjetër 100 milionë euro gjithsejtë janë para të humbura me një vendim. Nuk besoj se ka pasur, ka e do të ketë diku tjetër në botë ndonjë politikë kaq rë madhe me kaq pak ndikim. Popullzimi këtë ka. Blenë paqe sociale duke ushqyer varfërinë.

Albin Kurti sot dëshmoi përfundimisht se nuk ka ide e as njohuri për zhvillim. Beson se me intervenim një mujor, mund ta bëjë të harrohet kriza e përballueshmërisë. Me 100 euro s’blihet shtrenjtimi i rrymës për 100%. Me 100 euro s’blihen vizat e punës për 120 mijë kosovarë. Me 100 euros s’blihet inflacioni dyshifror që vazhdon edhe përtej këtij muaji të shënojë rritje rekord. Me 100 euro s’blihen pagat e ulëta në sektorin privat e publik pa dallim. Me 100 euro nuk blihet papunësia, nepotizmi, mungesa e investimeve e regresi shoqëror. Politika zhvillimore është art. Këtë art, eksperti – tani i komunikacionit rrugor dhe gjurmëve në asfalt – s’ka se si ta kuptojë.

E kundërshtoj secilën politikë populliste. Edhe këte të tanishmen dhe secilin propozim a masë të ngjashme të marrë deri më tani nga kushdo qoftë ai. Në qeverisjen time, masa të tilla të çastit e pa ndikim, s’do të kenë vend në asnjë vendim. Njerëzit në hall natyrisht se mirëpresin secilën ndihmë. Por duke i privuar ata nga projektet madhore e zhvillimore, në këmbim të lëmoshës së përkohshme, politikanët tregojnë jolidership. Mund dhe të merr kohë, por do ta kuptoni, se kjo lloj politike është tregtim i së ardhmes tuaj për një grusht mbështetje të përkohshme që s’zgjatë as edhe një muaj. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera