Lajme

Abdixhiku: Kosova në krizë të thellë, Kurti i dehur nga jeta prej pushtetari

Autori: Ermirë Berisha 11:01 | 16 July 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas publikimit të një grafike të inflacionit në Kosovë, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk po e njeh më realitetin, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Kosova aktualisht është në një krizë dhe se qeveria sipas tij nuk po i del popullit në krah.

“Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.  Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera