Abdixhiku: Do të jem krah i fuqishëm i të rinjve

Autori: Gazeta inFokus
19:52 | 15 October 2022
Mbrëmë u mbajt Kuvendi i XI-të Zgjedhor i Forumit të Rinisë të LDK-së, me ç’rast me votë unanime të delegatëve, kryetar i FRLDK-së u zgjodh Paris Guri.
Sipas një komunikate për media të LDK\së, thuhet se Paris Guri është një studiues post-universitar i shkencave politike e integrimeve evropiane. Ai është një bursist i dalluar e aktivist i të drejtave të njeriut. LDK beson te vlerat e të rinjve e të rejave të vendit tonë. LDK beson fuqishëm se Parisi do të prijë përgjegjshëm e me plot përkushtim në rolin e ri.
“LDK është me fat që shumë të rinj e të reja janë pjesë e saj aktive në angazhimin politik, si dhe shumë të tjerë që për çdo ditë po i bashkohen këtij rrugëtimi të domosdoshëm për të mirën e vendit. Po ashtu, LDK garanton hapësirën e duhur vendimmarrëse për të rinjtë e të rejat të cilëve u takon e sotmja dhe e nesërmja”, thuhet në reagim.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u zotua se do të jetë krah i fuqishëm i të rinjve e të rejave në rrugëtimin e përbashkët në të gjitha proceset, dhe se roli i rinisë është vendimtar për ta dhe mbarë vendin tonë.
Ndërkaq, kryetari i ri i FRLDK-së, Paris Guri, në fjalën e tij, tha se ne e meritojmë që ëndrrat tona t’i realizojmë në atdheun tonë.
“Ne do të qëndrojmë bashkë, ngase vetëm bashkë arrijmë që potencialin e përbashkët ta koncentrojmë në Republikën tonë. Jam i bindur se do t’ia dalim; krah për krah me ne në këtë mision të përbashkët e fisnik është edhe i pari jonë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, nënvizoi Guri.
LDK, shpreh vlerësimin e lartë për kryetarin e deritanishëm të FRLDK-së, Fidan Rekaliut dhe strukturave të kaluara, për punën e tyre përkushtuese ndaj të rinjve e të rejave të LDK-së dhe Kosovës.

Të tjera
-
Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini
Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet...
-
Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve
Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë...
-
Muharremi: Linçimi që po i bëhet Shkëlqim Devollit nga Kurti është s*lm brutal ndaj bizneseve vendore
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj, si...
-
Osmani kujton përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: U shqua për dashuri të pakushtëzuar për atdheun
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekajn, ...
-
Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Albulena...
-
Duda Balje i ndanë rrugët me Kurtin edhe pse konfirmon se i është ofruar Ministri: Kemi vendos me shku në opozitë
Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila sot nuk mori...
-
Begaj: Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkën për të gjithë besimta...
-
Haradinaj uron Pashkët, shpreson për njohje të Kosovës nga Vatikani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e krisht...
-
Prishtina me mbi 20 punishte aktive – fillojnë punimet në rrugën Agim Ramadani dhe nyjen që lidh rrugëm B dhe C
Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftu...
-
Miftaraj për VV’në: Për të drejtat e qytetarëve s’bëjnë zë, për interesat e tyre kanë shumë energji për të sulmuar
Ehat Miftaraj nga IKD, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se e nj...
-
LDK porosi Kurtit: Përpjekjet për të shtyrë agjendë pa i pasur 61 vota cenojnë demokracinë, s’lejojmë bllokimin e Republikës
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media është thënë...
-
Ushtarët italianë të KFOR-it përkujtojnë trimërinë e atyre që l*ftuan për lirinë e shtetit të tyre
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se sot kontingjenti i usht...