Fokus

“Sherri” mes Emilja Rexhepit dhe Duda Baljes, zëvëndëskryeministja thotë se do të ngre padi

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 19 April 2025

“Nuk e kuptojë pse dikush do të turpërohej nga identiteti i vet. Unë jam boshnjake, jam krenare për këtë, dhe secili duhet të jetë krenar për identitetin e vet, për traditën e vet, kulturën, gjuhën dhe zakonet e veta. Nëse dikush thotë se është goran, atëherë është goran – unë e respektoj atë dhe kjo është një çështje e mbyllur”, është shprehur deputetja, Emilija Rexhepi, në lidhje me reagimin që ka bërë deputetja Duda Balje në Facebook, e cila ka thënë se Rexhepi ka mohuar Boshnjakët e Gorës.

Por deputetja në një intervistë ekskluzive me gazetaren Era BerishaInfokus, ka deklaruar se ka një respekt të veçantë për këtë komunitet dhe se nuk dëshiron të jetë pjesë e konflikteve të tilla.

“Ato që shkruajnë nëpër media dhe ato që disa njerëz brenda partisë duan të publikojnë – lloj-lloj shoqatash që në fakt nuk ekzistojnë, nënshkrime nga njerëz anonimë – për mua nuk kanë asnjë rëndësi. Kam respekt të madh për komunitetin goran”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Rexhepi gjithashtu ka shtuar se do të ngre padi ndaj disa mediave që kanë publikuar ato gjëra, të cilat mund të jenë cënim i imazhit të saj.

“Por po shqyrtojmë ngritjen e një padie ndaj atyre mediave që kanë publikuar ato gjëra. Vetëm dje, miqtë e mi goranë që ruajnë dhe mbrojnë traditën dhe kulturën gorane, shoqatat e tyre, më kanë dërguar mbështetjen e tyre – një letër përkrahjeje – por nuk kam dashur ende ta publikoj sepse mendoj që mbi të gjitha, ne kemi qenë miq për shumë vite dhe kemi punuar bashkë për ruajtjen e identiteteve tona në mënyrë të veçantë”, ka theksuar ish-zëvëndëskryeminstrja e Kosovës për Infokusin.

Ndryshe, Emilija Rexhepi, deri më sot ka mbajtur postin e zëvendëskryeministres për Çështje të Komuniteteve, por që tani është vetëm deputete në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera