LDK porosi Kurtit: Përpjekjet për të shtyrë agjendë pa i pasur 61 vota cenojnë demokracinë, s’lejojmë bllokimin e Republikës

Autori: Gazeta inFokus
19:57 | 19 April 2025
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media është thënë se sot është dëshmuar edhe njëherë edhe se Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka shumicën e nevojshme parlamentare, duke theksuar faktin se sot kuvendi dështoi të konstituohet për herë të tretë radhazi.
Nga LDK-ja, është komentuar edhe dështimi për votimin e të parit të kuvendit, për të cilën pozitë VV-ja propozoi Albulena Haxhiun, duke thënë se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.
‘‘Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit. Po ashtu, përpjekja e dytë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përfundoi me dështim, duke theksuar se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët’’, thuhet në komunikatë.
Tutje, kjo parti në komunikatën lëshuar për media ka riafirmuar pozicionin e saj, duke theksuar se LDK nuk merr pjesë në asnjë proces, të cilin ata e cilësojnë se e cenon rendin kushtetues.
LDK ka deklaruar edhe se VV-ja ka bërë përpjekje të pareshtura për të ndikuar mbi vullnetin e deputetëve përmes presioneve dhe kalkulimeve të dyshimta, porse, megjithatë, kjo parti nuk i ka numrat.
Nga kjo parti është thënë edhe se çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa shumicë përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare.
‘‘Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon pozicionin e saj të qartë:
Së pari, pranimi i dorëheqjeve verbale nga anëtarët e Qeverisë të certifikuar si deputetë nga Komisioni për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve ka hapur rrugë për konstituimin formal të Legjislaturës së IX. Së dyti, LDK-ja ka qenë dhe mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos marrë pjesë në asnjë proces që cenon rendin kushtetues, procedurat demokratike dhe vullnetin e lirë parlamentar. Së treti, çdo zyrtar i Qeverisë që ka bërë betimin si deputet, duhet ta dijë se çdo vendim i tij ekzekutiv nga 27 marsi bie ndesh me ligjin dhe LDK është e bindur që përbën shkelje penale prandaj dhe duhet të hetohet. Së katërti, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura për të ndikuar mbi vullnetin e deputetëve përmes presioneve dhe kalkulimeve të dyshimta, realiteti është i qartë: Vetëvendosje nuk i ka numrat. Dhe ky fakt nuk mund të fshihet pas akrobacive procedurale apo improvizimeve parlamentare. Së pesti, kushdo që pretendon qeverisjen e vendit, duhet të sigurojë minimalisht 61 vota. Çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa këtë shumicë përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare’’, thuhet nga LDK-ja.
Më tej, LDK ka vlerësuar se Kosova ke nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe se kjo parti nuk do të lejojë që vendi të bllokohet për interesa të ngushta.
‘‘Së fundmi, LDK-ja thekson se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe legjitimitet të plotë politik. Ne nuk do të lejojmë që Republika e Kosovës të bllokohet për interesa të ngushta partiake. Rruga e vetme përpara është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri i arsyes, i ligjshmërisë dhe i përgjegjësisë demokratike – gjithmonë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit të Kosovës’’, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Të tjera
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...
-
Bajrami: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kërkon hetim dhe auditim të sektorit të e...
-
Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë
Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytet...
-
Kallas: E mbështes dialogun, prioriteti kryesor normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Shefja e diplomacisë së BE-së: Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të formohen sa më shpejt
Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mba...
-
Kosova i përket familjes evropiane, thotë Kallasi
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasa, ka thënë se Kosova i pë...
-
Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Pranohen edhe katër viktima në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 156 numri i tyre
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit d...