Abdixhiku: Amnistimi i Berishajt e rehabilitimi i Ivanoviqit, skandale që kërkojnë përgjigje
Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 24 January 2023
Në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Malishevë.
Gjatë takimit me qytetarë dhe struktura Abdixhiku ka folur ndër të tjerash për dy skandalet e fundit atë të Oliver Ivanovic, krimineli i luftës i dënuar me 9 vite burgim i lartnuar si kontributdhënës për qytetin dhe skandalin me Martin Berishajn që kryeministri i është bërë mburojë. Skandalet e njëpasnjëshme që kanë vërshuar këtë Qeveri e këtë mentalitet qeverisës tashmë janë bërë të zakonshme.
“Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përveçse nuk e deklaroi pronësinë e tij mbi tri kompani private, në deklarimin e obligueshëm të pasurisë së tij, ai ka shkuar përtej edhe ka fshehur pasurinë e tij. Pra një ambasador i Kosovës në Kroaci me dy kallëzime penale, vazhdon të marrë mbështetje të parezervë prej pushtetit, përkundër fakteve tashmë të qarta nga media vendore e ndërkombëtare. Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinës, 1.4 milionë euro para të gatshme kesh. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Ballina me lajme skandaloze në rajon për të njëjtin rast por heshtje totale e kryeministrit tonë. A është ligji i njëjtë si për të gjithë qytetarët tanë, i njëjtë për familjarë, miq e bashkëpunëtorë?”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka folur edhe për deklarimin e kryeministrit të Kosovës dhe lartnimin e figurës së Oliver Ivanovic i dënuar për krime lufte.
“Glorifikimi i një krimineli lufte, i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë. I njëjti nga pushteti aktual na portretizohet si person që ka kontribuar për një Kosovë shumë etnike, pra njeriun që pushteti e cilëson si kontribues të qytetit të tij. Mjafton tu referohemi të dhënave të dëshmitarëve të familjarëve të vrarë e të shohim qartë se çfarë krimineli lufte, kryeministri ynë po na e paraqet si promovues të paqes dhe harmonisë ndëretnike. Kërkim falja është më e pakta që mund të ia bëjmë popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku.
Po ashtu Abdixhiku ka theksuar faktin që ky nuk është ndryshimi që Kosova ka pasur nevojë; kjo nuk është Kosova që gjenerata të tëra kanë sakrifikuar për të.
Nga Malisheva kryetari Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve dhe anëtarëve të LDK-së për mobilizim dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e platformës tonë politike. Cikli debatues “LDK ju dëgjon” po vazhdon në secilin qytet të Kosovës dhe padyshim që zëri qytetarë, problemet dhe sfidat e tyre do të adresohen në planin qeverisës së LDK-së.
Të tjera
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...