Lajme

Abbott për plagosjen në Shtërpcë: Mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 06 January 2023

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ai ka thënë se është shqetësuar kur ka dëgjuar për këtë lajm, derisa u shpreh se mirëpret arrestimin e një të dyshuari, përcjell Klankosova.tv.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe e mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. Iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Abbot në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera