Lajme

Abazi kërkon me urgjencë ndryshimin e Ligjit për punëtorët e larguar nga puna në vitet e 90-ta

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 24 January 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka kërkuar me urgjencë që të bëhet ndryshimi i ligjit që u mundëson punëtorëve të larguar me dhunë nga regjimi i Millosheviqit t’u njihet kontributi.

Abazi ka thënë se nuk ka logjikë që këta punëtorë të diskriminohen kundrejt atyre që në vitet e 90-ta kanë punuar në sistemin okupues.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Kërkesa e punëtorëve për të përfshirë periudhën e punës si pjesë të kontributit gjatë viteve të 90ta kur ata janë larguar me dhunë nga vendet e punës nga regjimi i Millosheviqit, është kërkesë e drejtë dhe duhet patjetër dhe me urgjencë të bëhet ndryshimi në ligjin Nr.04/L-131, dispozita ligjore përkatësisht neni 8 paragrafi 2, i shfuqizuat nga Gjyakta Kushtetuese e Kosovës.

Nuk ka asnjë logjikë që punëtorët e larguar me dhunë nga vendi i punës të vazhdojnë të mbeten të diskriminuar kundrejt atyre që në atë kohë kanë punuar në sistemin okupues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera