Abazi dyshon se kishte ujdi me Serbinë: Barrikadat nuk do të hiqeshin pa marrëveshje
Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 29 December 2022
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Serbinë për zbutjen e krizës, duhet të tregojë hapur.
Abazi, duke folur në DPT te Fidani, ka thënë se pa marrëveshje barrikadat nuk do të hiqeshin.
“Nëse ka marrëveshje, duhet të tregohet hapur që ka marrëveshje”, ka deklaruar deputeti Abazi.
Ai nuk është përgjigjur nëse një marrëveshje e mundshme mes dy shteteve, duhet të quhet e fshehur.
“Nuk e di nëse duhet quhet e fshehur ose jo, por barrikadat nuk do të hiqeshin po të mos kishte marrëveshje. Edhe lirimi i Pantiq edhe heqja e barrikadave, janë pjesë e një diskutimi”, ka deklaruar ai.
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se shuarja e tensioneve në veri, është rezultat i një marrëveshjeje politike.
Duke folur për barrikadat, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot, se barrikadat po i heqin ata që i kishin vendosur, duke thënë se ata e kishin bllokuar veten.
Të tjera
-
Abdixhiku për Kurtin: Populli i Kosovës nuk e duron këtë zymtësi dhe mendje të çoroditur
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ai dhe partia e tij janë të interesuar ...
-
Gërvalla: Nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë kundër marrëve...
-
Çfarë po ndodh? NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore
Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e ...
-
Osmani udhëton për në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretër...
-
Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të bëjë homazhe në përvjetorin e m...
-
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit
Të hënën për një darkë pune u takuan kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe k...
-
Nënsekretarja e Shtetit viziton Kosovën, do të takojë Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit Amerikan për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, gjat...
-
Nënkryetarja e PDK-së: Po shohim një rivalitet apo përçarje në mes të Kurtit dhe Osmanit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, tha se preside...
-
25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit`
06:38 / 14.05.2024 25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant `Bardhit` RT...
-
Inaugurohen objektet e renovuara të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Intensive
Ministria e Ekonomisë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ...
-
25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese krimi...
-
Moti vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban moti vranët dhe me...