Lajme

Abazi: Çdo qytetar që bën pagesë-blerje prej 10 eurosh, 1 të shkojë për familjen Jashari

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 05 March 2023

Deputeti, Haki Abazi, në përkujtim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka menduar ndryshme në nderim të familjes Jashari.

Abazi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shteti duhet të vendos një shumë të përhershme vjetore prej 1 milion euro, ku sipas tij, çdo qytetarë që bënë pagesë-blerje prej 10 eurove, 1 euro të shkojë në Fondin Familja Jashari.

“Në këtë formë ne e nderojmë familjen Jashari, zhvillohet programi apo programet dhe organizimet shtesë organizimit shtetëror”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Për fund ai ka thënë se: “I përjetshëm kujtimi për heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera