Abazaj: Çmimet e tatimit në pronë janë rritur edhe mbi 100%
Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 24 January 2023
Për rritjen e çmimeve të tatimit në pronë, e cila shkaktoi reagime të shumta si nga figurat politike e publike, e po ashtu edhe nga qytetarët, ka folur edhe Jeton Abazaj, drejtor i Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Financave.
Abazaj për emisionin Info Magazine në Klan Kosova nuk është pajtuar me deklaratën e mëhershme të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se në caktimin e normave tatimore, kjo ministri vetëm asiston.
”Nuk pajtohem me ministrin, i cili deklaroi pak më herët se Ministria e Financave asiston. Ministria e Financave nuk asiston, mirëpo del dhe analizon të gjitha pronat në zonat e Republikës së Kosovës,ku në shumë komuna nuk kanë asnjë anëtar të vetin. Mirëpo, vetëm ta sqarojmë se kjo ministri ka përgjegjësi për vlerësimin e zonave, ku me vlerësimin e tyre është angazhuar deri më 31 dhjetor, sic e parasheh edhe ligji. Ka komuna që kanë pasur ankesa, mirëpo nuk ka pasur asnjë përgjigjje nga Ministria e Financave”, ka deklaruar Abazaj.
Ai shton se përqindjen e normës tatimore e cakton vetëm komuna nga ajo minimale prej 0.15% deri në 1%.
”Të gjitha këto i ka përcaktu ligji 06L005 dhe neni 9 thotë se komunat vetëm caktojnë normën e tatimit në pronë, ku edhe këtu ka kufi, që sipas ligjit komunat kanë të drejtë të caktojnë këtë normë nga 0.15 deri 1 %. 38 komuna të Kosovës janë nën vlerën minimale, madje në rastin e Pejës ne kemi pasë normë tatimore prej 0.16 dhe e kemi zvogëluar në 0.15 përqind”, tha ai.
Abazaj theksoi se vlerësimi i pronave bëhet nga Ministria e Financave dhe kur vlerësimi për metër katror dhe përqindja e normës tatimore shumëzohen mes veti na japin totalin e faturës të tatimit në pronë, si banesore apo rezidenciale.
”Ka raste kur ka rritje prej 80 përqind deri mbi 100 përqind të çmimeve në pronë”. u shpreh ai.
Sipas tij, këto çmime janë më të shtrenjta se në Shqipëri dhe rajon, duke marrë parasysh që ndodhemi në vit të inflacionit, ku nuk ka pasur asnjë ndryshim në të ardhura dhe janë rritur shpenzimet komunale.
Abazaj përmendi se Kolegjiumin, të cilin e drejton, ka bërë sot reagim zyrtar dhe ministri ka të drejtë të pezullojë vendimin e rritjes së normës tatimore të vlerësimit , meqenëse ka pasë raste kur shumë ministra të financave kanë marrë vendime të tilla.
Ai sugjeron që të ketë përshpejtim të ligjit në Kuvendin e Kosovës që të ulet norma e tatimit më pak se 0.15%.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...