AAK propozon amandament për buxhetim të Ligjit të Pagave
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 03 December 2021
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se AAK ka propozuar amandament për buxhetimin e Ligjit të Pagave në vlerë prej 85 milionë euro, në mënyrë që ky ligj të hyjë në zbatim nga 1 marsi i vitit 2022.
Tahiri theksoi se ky ligj është jetik për zyrtarët publikë, e po ashtu për funksionim më të mirë të administratës shtetërore, si dhe për përmbylljen e reformës shtetërore të institucioneve të Kosovës.
Sipas Tahirit, buxheti prej 85 milionë eurosh për këtë amandament, do të sigurohet nga zvogëlimi i disa kodeve buxhetore në mënyrë që ta jetësojmë këtë ligj.
Për rritjen e kategorisë “Mallra dhe Shtesa”, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës propozon dy alternativa: 1. Të rriten të hyrat buxhetore për këtë vlerë për 85 milion euro; ose 2. Të ulen kategoritë tjera të shpenzimeve për vlerën prej 85 milion euro. Kategoria e Shpenzimeve Kapitale, Kategoria e Mallrave dhe Shërbimeve dhe Fondi Kontigjent, janë kategoritë me mundësi të uljes për të rritur kategorinë e “Pagave dhe Shtesave”.
Gjithashtu, Tahiri shpaIosi edhe disa rekomandime ndaj Qeverisë së Kosovës, rritjen e pagave dhe subvencionimin e sektorit privat. ‘I rekomandojmë Qeverisë që të rrisë pagat, në mënyrë që qytetarët të përballojnë koston e rritur të jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të marrë masa sa më parë që të rritë pagën minimale dhe të subvencionojë sektorin privat që të rrisin pagat’, tha ai.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...