AAK: Mënyra e vetme për ta ndalur Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimi
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 10 July 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votimet e asnjë ligji në Kuvend.
Ai tha se mënyra e vetme për ta ndalur Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimit. Tahiri deklaroi se për këtë mocion ka diskutuar me partitë tjera opozitare para se të bëhej publik nga AAK-ja.
Ai tha se Qeveria është duke vazhduar me deklarata e veprime skandaloze dhe se vendi është në qorrsokak.
“Si grup parlamentar ne sot nuk kemi marrë pjesë në Kryesi dhe mendojmë që të gjitha votimet në gjitha nivelet duke filluar nga Kryesia, Komisionit dhe seancat nuk do të ndodhin. Arsyeja është e thjeshtë vendi është në një qorrsokak. Zgjedhje e vetëm është mocioni i cili do të prodhojë zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka”, tha ai.
“Sa i përket deklaratave skandaloze të qeverisë së Kosovës këto janë duke vazhduar që të jenë skandaloze. Ajo për sekretarin Blinken që është naiv ka qenë një deklarata tepër skandaloze. E kemi deklaratën tjetrën të ministres së Punëve të Jashtme dhe së fundi e ki skandalin më të madh të kryeministrit me mos takimin e kryeministrit Rama”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...