Lajme

AAK: Diktati i “Profesorit” po e mban të zymtë fytyrën e “Kryeministrit”

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 02 December 2019

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Teuta Haxhiu ka folur lidhje me takimin e mbajtur gjatë kësaj të hëne mes LVV-së dhe LDK-së.

Ajo ka thënë se Isa Mustafa e ka konfirmuar se me Vetëvendosjen është e vështirë të bashkëqeveriset, shkruan gazeta inFokus.

Ajo është shprehur e sigurt se lideri Albin kurti do të lëshoj pe, sepse është i pamundur ndaj kërkesave të profesorit i cili sipas sajë ende nuk i ka shpalosur të gjitha kërkesat e tij.

-Advertisement-

“Isa Mustafa konfirmoi se, me VV e tillë çfarë është , bashkëqeverisja është shumë e vështirë pë të mos thëne e pamundur.
Diktati i “profesorit “tash e një kohë të gjatë po e mbanë të zymtë fytyrën e “kryeministrit” të etur për shtet e pushtet.
Jam e sigurtë se Albini do të lëshoj pe , sepse është i pamundur ndaj kërkesave të profesorit i cili ende nuk i ka shpalosur të gjitha kërkesat e tij” është shprehur Haxhiu./Gazeta infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera