A paguajnë kosovarët më së paku për energji elektrike?
Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 09 November 2024
Në një postim më 4 nëntor, “Lëvizja Vetëvendosje” publikoi në Facebook një grafikë që paraqiste rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në rajon, bazuar në Eurostat.
LVV i bashkangjiti këtë përshkrim publikimit: “Sipas të dhënave të Eurostat-it, Kosova jo vetëm që ka shënuar rritjen më të ulët të çmimeve të energjisë elektrike, por gjithashtu mban çmimet më të ulëta në rajon. Këto fakte, të bazuara në burime zyrtare, hedhin poshtë dezinformatat dhe propagandën e klubit të stërvjetëruar politik mbi një çështje kaq të rëndësishme si energjia elektrike. Përtej kësaj, Kosova ka ndërmarrë politika qeveritare që jo vetëm kanë subvencionuar energjinë elektrike, por kanë zbatuar masa që përmirësojnë dhe mbështesin eficiencën energjetike. Këto vendime kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe lehtësimin e barrës për qytetarët”.
Çka nuk shkon?
Në një debat televiziv në vitin 2019, në prag të zgjedhjeve të atëhershme të 6 tetorit, LVV kishte vendosur uljen e çmimit të energjisë elektrike në 20 prioritetet e para të qeverisjes së tij, nëse do të vinte ne pushtet.
Aty Kurti kishte thënë se synonin uljen e çmimit të energjisë elektrike sepse çmimi ishte “teper i shtrenjtë kur rrimë mbi këtë energji që kemi… shumë kemi kapacitet”, duke ju referuar rezervave të qymyrit në Kosovë.
Çmimet e energjisë elektrike kanë qenë vazhdimisht më të ulëtat në rajon dhe në Evropë. Por, gjatë mandatit të qeverisë Kurti, çmimet e energjisë elektrike u shtrenjtuan dy herë.
Në shkurt 2022, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) miratoi një rritje tarifash, vendim ky që preku konsumatorët shtëpiakë dhe komercialë, që shprenzonin mbi 800 kWh. Çmimi për ta u rritë mbi 100%.
Ndërkohë, më 1 prill 2023, ZRrE miratoi një rritje të re tarifash, ku energjia elektrike u rritë për 15.4%.
Sipas tarifave të prillit, rritjet mujore në faturat e qytetarëve ishin:
Për ata që shpenzojnë deri në 300kWh — +2.88 €
450kWh — +4.18 €
600kWh — +5.49€
800kWh — +7.23€
1000kWh — +10.51 €
1200kWh — +13.8€
Sipas Raportit të OECD për Konkurrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor 2024, pavarësisht se lufta e Rusisë në Ukrainë në vitin 2022 rriti çmimet globale të energjisë, Kosova ishte relativisht e mbrojtur, pasi mbështetet pothuajse tërësisht në linjit për prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, vendi u përball me një ekspozim të konsiderueshëm indirekt për shkak të rritjes së çmimeve të importeve të energjisë elektrike. Si pasojë, kostoja e energjisë elektrike për familjet u rrit me 26% nga fillimi i vitit 2020 deri në gjysmën e dytë të vitit 2023, ndërsa çmimi për konsumatorët jo-familjarë u rrit me 18% gjatë të njëjtës periudhë. Sipas raportit, këto çmime të larta energjie ndikuan negativisht në të ardhurat reale të disponueshme të familjeve, duke prekur veçanërisht popullatat më të cenueshme.
Si krahasohen të ardhurat e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor me Kosovën?
Megjithëse çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i ulti në rajon, ai s’është më i liri në raport me të ardhurat mujore të qytetarëve në Kosovë. Kosova mbetet vendi me pagën më të ulët minimale dhe me pagën më të ulët mesatare në rajon.
Kosova — 350 euro
Shqipëria — 386 euro
Bosnja dhe Hercegovina — 486 euro
Mali i zi — 533 euro
Maqedonia e Veriut — 542 euro
Serbia — 544 euro
Teksa të dhënat mbi pagat mesatare në rajon variojnë varësisht burimit, nga të gjitha versionet, paga mesatare në Kosovë është më e ulëta.
Paga mesatare bruto në rajon gjatë vitit 2023, sipas A2 CNN:
Kosova — 570 euro
Shqipëria — 723 euro
Maqedonia e Veriut — 975 euro
Mali i Zi — 1,024 euro
Bosnja dhe Hercegovina — 1,023 euro
Serbia — 1,112 euro
Paga mesatare bruto në rajon, sipas TRT Balkan:
Kosova — 570 euro
Shqipëria — 763 euro
Maqedonia e Veriut — 688 euro
Mali i Zi — 832 euro
Bosnja dhe Hercegovina — 708 euro
Serbia — 824 euro
Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, paga mesatare është gati dyfish më e lartë se ajo në Kosovë. Dallimi në çmim të energjisë nuk është kaq i madh, megjithatë.
Kjo shfaq se edhe pse çmimi i energjisë elektrike është më i ulëti në rajon, kur vendoset në raport me të ardhurat nuk del se qytetarët kosovarë paguajnë më së paku në rajon. Megjithëse kosovarët e kanë energjinë elektrike më të lirë, ata në fakt kanë më pak para.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...