A mundet Rusia të sulmojë anijet tregtare në Detin e Zi?

Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 24 July 2023
Ministria e Mbrojtjes në Moskë kishte deklaruar pas largimit të Rusisë nga marrëveshja për drithërat, se nga 20 korriku të gjitha anijet që kalojnë përmes Detit të Zi në porte ukrainase do të konsiderohen si mbajtës potencialë të armatimeve ushtarake.
Vendet, me flamurët e të cilave udhëtojnë këto anijee do të konsiderohen të përfshira në anën e Kievit në konfliktin e Ukrainës. A janë të lejuara sulme të tilla kundër anijeve tregtare nga ana e së drejtës ndërkombëtare dhe çfarë pasojash mund të ketë bllokada faktike e porteve ukrainase nga Rusia? DW ka folur me ekspertë për këtë çështje:
Një palë lufte nuk mund të deklarojë në mënyrë të njëanshme persona të veçantë apo organizata si objektivë legjitimë të luftës. I këtij mendimi është Johannes Peters, ekspert i sigurisë në Universitetin e Kielit. “Kur Rusia i sheh si objektiva legjitime anijet, kjo nuk do të thotë aspak se ato janë objektiva legjitime. Një sulm i Rusisë ndaj anijeve tregtare, që ndodhen në lëvizje në ujëra ndërkombëtare mbrohet jo vetëm nga e drejta ndërkombëtare, por edhe nga e drejta ndërkombëtare e luftës.” Vetëm dyshimi, se një anije civile mund të transportojë material ushtarak nuk e justifikon një sulm ndaj një anijeje.
Cilat janë qëllimet e Rusisë?
Sipas Johannes Peters Rusia me rrezikimin e tregtisë ndërkombëtare në radhë të parë nuk synon të dobësojë Ukrainën, por më shumë perëndimin përmes përdorimit të urisë si armë dhe ta detyrojë atë të lirojë sanksionet. “Këtu mjafton, kjo është llogaria e Rusisë, që të kërcënohet me masa të caktuara, me qëllim që koncernet e anijeve por edhe shoqëritë e sigurimit të anijeve të mos i hyjnë këtij rreziku dhe kështu t’ia pamundësojnë Ukrainës të eksportojë më tej drithëra”, thotë eksperti. “Rusia kërkon të detyrojë perëndimin që të lirojë sanksionet e vendosura kundër Rusisë.” Kërkesat e Moskës janë të qarta: ripranimi i bankës agrare ruse, “Rosselchosbank” në sistemin SWIFT dhe eksportimi më i lehtë i plehrave kimikë.
Fundi i marrëveshjes për drithërat është për Rusinë një rast i mirëpritur, për të vendosur nën presion botën perëndimore, thekson Peters. Edhe forcimi i sulmeve mbi Odesa janë pjesë e strategjisë ruse “për të penguar që anijet me ftesë të Ukrainës të zgjedhin itinerare të tjera alternative që diskutohen për momentin.”
Cilat janë mundësitë e perëndimit?
Peters thotë, se perëndimi duhet tani të vendosë, nëse në rast nevoje do të shoqërojë ushtarakisht anijet tregtare, gjë që po debatohet së fundmi. Megjithate kjo është praktikisht e vështirë të realizohet, sipas ekspertit. Së pari duhet që Turqia të miratojë prezencën e një sërë anijesh ushtarake në Detin e Zi. Tjetra: në kërë rast duhet të vendosen itinerare speciale. Nga ana tjetër sipas Peters, me këtë hap do të rritej shumë rreziku, që shtetet perëndimore, sikur edhe padashur, të përfshiheshin drejtpërdrejt në përplasje ushtarake me anijet ruse të luftës. “Nga fillimi i luftës si Rusia ashtu edhe perëndimi janë përpjekur të mënjanojnë një shkallëzim të tillë.” /DW

Të tjera
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...
-
Sylvinho: Merituam shumë më tepër – jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0...
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...