Fokus

A mund ta dijmë se kur është Nata e Kadrit?

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 22 March 2023

Më 23 mars, përkatësisht të enjten, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në botë.

Në kuadër të këtij muaji janë veçuar edhe disa netë të cilët myslimanët i quajnë edhe si netët e mëdha.

Ndër to është edhe Nata e Kadrit, për të cilën hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi ka thënë se Allahu atë e ka veçuar prej të gjitha netëve të muajit të Ramazanit.

-Advertisement-

Në emisionin N’Konak me Islam Morinën, Krasniqi ka thënë se Nata e Kadrit është natë e veçantë dhe se Allahu e ka fshehur atë, duke mos treguar se kur në të vërtetë është. Mirëpo, ai thotë se gjasat janë që Nata e Kadrit të jetë në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit.

“Natën e Kadrit Allahu e ka veçua prej krejt netëve të Ramazanit, është nata më e shenjtë në vit, ma e madhe në vit, për atë quhet nata e madhe. Allahu për këtë natë e ka zbrit një sure, një kaptinë të plotë të Kuranit, e ka quajt suret El-Kader, e ka quajt kaptinë e Kadrit dhe ka thënë se n’të kemi zbritur Kuranin.  Kurani është zbritë në këtë natë, pastaj ka thënë se Nata e Kadrit është sa njëmijë muaj, madje ka thënë se është më e mirë se njëmijë muaj…Nata e Kadrit është natë e veçantë, është natë e bekuar, Allahu e ka mshefë këtë natë, nuk ka deshtë me kallxu vetë kur është kjo natë. Gjasat janë me qenë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, 21-shin, 23-shin, 25-shin, natën e 27-të ose në natën e 29-të ”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera