Rozë

A ka një moshë kur seksi shijon më shumë?

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 13 August 2020

Informacionet rreth seksit nuk mbarojnë kurrë. Sa më shumë të dimë rreth tij, aq më të përgatitur, do të jemi përpara çdo situate. Madje kështu do të dimë çfarë të presim nga partneri dhe nga vetja gjithashtu.

Pavarësisht kur e fillojmë jetën aktive seksuale, kënaqësinë maksimale prej tij e përjetojmë vetëm në një moshë të caktuar.

Por studimi që shokoi shekullin ishte ai që tregonte se mosha kur burrat përjetojnë kënaqësi maksimale nga seksi nuk është e njëjtë me atë të grave. Gjithsesi, këto i përkasin të shkuarës pasi studimet e fundit tregojnë se nëse duam mund të jemi në sinkron perfekt.

-Advertisement-

Shumica e vajzave dhe djemve kanë deklaruar se kohën më të mirë seksuale të tyren e kanë patur gjatë moshës 18 dhe 24-vjeç. Rreth 42% e burrave dhe 58% e grave thanë se gjatë kësaj periudhe kanë bërë seksin më të mirë të jetës së tyre. Edhe pse gjithë jetën i kemi besuar gojëdhënave që thonë se femra e shijon plotësisht seksin kur u afrohet të 30-ave të saj, sondazhet flasin ndryshe.

Ky, sigurisht është një lajm i mrekullueshëm, por gjithsesi ekziston gjithmonë mundësia që ti dhe shoku yt i shtratit të mos mendoni njësoj, kështu që mos u shqetësoni.

Por kjo nuk është e gjitha. Një artikull i publikuar në “Lovehoney” tregon se vitet e fundit është rritur ndjeshëm nevoja dhe dëshira e grave për të folur për seksin, rëndësinë e tij dhe gjithçka tjetër që çon drejt një jete të shëndetshme seksuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera