Sport

A i frikësoheni atmosferës së zjarrtë në “Fadil Vokrri”? Kjo është përgjigja epike e Gareth Southgate

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 16 November 2019

Gareth Southgate para pak çastesh ka përmbyllur konferencën e fundit për media para duelit ndaj Kosovës.

Njëra nga pyetjet e fundit kishte të bënte lidhur me atmosferën e zjarrtë që mbretëron në “Fadil Vokrri”, sa herë që luan Kosova, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, ishte vetë selektori anglez, Gareth Southgate, që deklaroi se fitorja ndaj Çekisë në Prishtinë nuk e befasoi fare, teksa shtoi faktin se humbja e gjasave pas duelit me Çekinë, do t’i detyrojë në njëfarë formë futbollistët e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për fitore.

-Advertisement-

“Padyshim. Atmosfera këtu është e jashtëzakonshme. Jo më kot e keni mposhtur edhe Çekinë, madje mund të them se nuk jam befasuar fare me atë lojë. Tifozët ndikuan. Sa i përket faktit që tashmë Kosova i ka humbur shpresat, unë jam i bindur se ata do të angazhohen maksimalisht, që ta kompensojnë atë humbje dhe ta rikthejnë vetëbesimin me një trepikësh ndaj nesh”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera