A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 27 March 2024
Sëmundja më e përfolur e viteve të fundit është pa dyshim plakja e trurit.
Të dhënat e përhapjes së saj tregojnë shifra të cilat shtrihen në të gjithë botën e në të gjitha moshat. E teksa kjo ndodh, pyetjes se nga se shkaktohet kjo sëmundje ekspertët ende nuk mund t’i japin një përgjigje të saktë.
Kurimi i plotë i saj që në gjenezë është një tjetër rrugë e gjatë, në të cilën po hidhet ende dije me anë të studimeve.
Sëmundjet që plakin trurin
Shumë prej personave që kanë afër tyre persona të cilët janë të prekur nga ndonjë lloj dementia apo plakje trurit, kanë shqetësimin e zhvillimit të kësaj sëmundje ndër breza. Ekspertët thonë se në këtë pikë rastet mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi të tipit të sëmundjes.
Në grupin e sëmundjeve të plakjes së trurit bëjnë pjesë disa prej tyre me simptoma dhe veprim të ndryshëm. Këtu përmendim Alzhaimer, dementia vaskulare, dementia frontotemporiale apo lloje të rralla të dementias si sëmundja e Huntingtonit apo Parkinsoni.
Në renditjen e këtyre sëmundjeve, mjekët shprehen optimistë për disa raste dhe pak me skeptikë për një grup tjetër.
Sipas tyre, ekziston mundësia që plakja e trurit të trashëgohet nga njëri brez tek tjetri brenda familjes, por në disa raste specifike dhe të rralla.
Llojet e trashëgueshme
Pjesa më e madhe e sëmundjeve që plakin trurin nuk është e trashëgueshme nga gjyshërit tek nipërit. Megjithatë gjenet kanë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e jetëgjatësisë dhe mënyrës se si organizmi funksionon. Duke bërë kështu që një mundësi e vogël e trashëgimit të ‘sëmundjeve të harresës’ të ekzistojë nëse ato janë prezente brenda në familje.
Alzhaimer
Në rastin e Alzhaimer mjekët shpjegojnë se gjithçka varet nga mosha e presonit të prekur fillimisht. Nëse kjo sëmundje zhvillohet në moshën 80-90 vjeçare atëherë mundësia për të qenë e trashëgueshme është thuajse zero. Në rastet kur familjarë apo të afërm tuaj e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 60 vjeç ose rreth kësaj moshe, ajo mund të jetë e trashëgueshme.
Quhet ndryshe plakja e trurit tek të rinjtë dhe shfaqet zakonisht si pasojë e abuzimeve të ndryshme. Mjekët nuk ngrenë një shqetësim konkret pasi, vetëm 1 në 33 persona e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 50 vjeç. Edhe te llojet e tjera të plakjes së trurit, ajo çfarë ka rëndësi është koha e shfaqjes së sëmundjes tek të afërm apo familjarë.
Dementia vaskulare
Në rastin e dementias vaskulare ajo çfarë ka rëndësi është parandalimi. Prindërit mund të kalojnë tek fëmijët gjenet të cilat mund të shkaktojnë dementia në të ardhmen.
Këto gjene shpesh janë të njëjtat të cilat mund të shkaktojnë edhe sëmundje si diabeti, tensioni i lartë, sëmundje të zemrës apo ishemi.
Prandaj është e rëndësishme të keni gjithnjë një stil jetese të shëndetëshëm.
Dementia frontemporiale
Në rastin e demenatias frontemporiale, rreth 40% e personave që preken nga sëmundja kanë një person të afërm me histori të plakjes së trurit në një periudhë të jetës.
Kjo e bën atë një risk të vazhdueshëm përsa i përket trashëgimisë nga prindi tek fëmija. Gjithsesi kjo lloj dementia konsiderohet si një tip shumë i rrallë për tu shfaqur, në të cilën ndikojnë shumë faktorë.
Lloje të tjera të dementias së trashëgueshme janë, sëmundja e Huntingtonit apo Parkinsoni i kthyer në dementia. Kalimin nga njëri brez tek tjetri të këtyre sëmundjeve e përcakton një gjen ‘dominant’ i cili mund të merret vetëm nga njëri prej prindërve. Rastet e diagnostikimit me këto lloj sëmundjesh janë të rralla, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































