“A është Donald Trump?”, Haxhiu pyet Hajdarin për ekspertin që i mori një mijë euro në ditë – ja si përgjigjet
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 25 May 2023
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka pyetur të enjten ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, se kush është eksperti që u pagua një mijë euro ditën nga buxheti i Kosovës.
Ai ekspert u angazhua nga ministria e Tregtisë, për çka Haxhiu u shpreh i habitur se si është e mundur që dikush të paguhet në një shifër kaq të lartë.
“Ndoshta keni premtuar ndryshim, por kësi ndryshimi s’e ka pritur kurrkush”, tha Haxhiu.
“Ministrja [Hajdari] e pohoi që e kanë paguar një ekspert një mijë euro ditën. A ka mundësi me na tregu se kush është ky ekspert dhe cfarë veti apo njohurish ka? A është Donald Trump, a është Bezos, Musk, kush është ky person që paguhet një mijë euro?”, e pyeti Haxhiu ministren Hajdari.
Nga ana tjetër, Hajdari tha se eskperti në fjalë ka sjell shumë propozime të mira në ministrinë që ajo e drejton, raporton Paparaci.
Hajdari mori shembull se eksperti ka ofruar propozimin që si të krijohet fondi për inovacionin dhe transformimin digjital të industrisë kosovare.
Si është e mundur që e bëni këtë [pyetje një mijë euro ditën, kur është hartuar një strategji kombëtare për herë të parë në Kosovë, për deri vizionin 2030, është eksperti nga Global Policies, apo inkubatori i politikave globale që ka bërë analizën e të gjithë sektorëve industrialë për të zbërthyer potencialin e sektorit privat se ku mund të zhvillohet më shumë”, u shpreh Hajdari.
“Ka sjell propozimet se si mund të rritet vlera e pasurive të brendshme natyrore njerëzore, ka sjell propozimin se si t’i certifikojmë produktet tona në nevojë për t’u eksportuar. Ka sjell propozimin se si ta krijojmë fondin për inovacion dhe transformim dixhital më të shpejtë të industrisë sonë”, tha ajo.
Të tjera
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...