A e shkeli Serbia marrëveshjen për targa? Deklarohet BE-ja

Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 19 January 2023
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga secili veprim që mund të destabilizojë situatën, edhe ashtu të brishtë, dhe që çfarëdo sqarimi rreth interpretimeve për marrëveshjen për targat ta adresojnë në kuadër të dialogut.
Duke u përgjigjur në pyetjet rreth akuzave që kanë shkëmbyer Kosova dhe Serbia për mosrespektimin e marrëveshjes rreth targave, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme.
“BE kërkon nga të gjitha palët që të respektojnë në tërësi dhe pa kushte marrëveshjet dhe aranzhimet e arritura më 23 nëntor të vitit të kaluar, me të cilat edhe Kosova edhe Serbia u pajtuan për masat specifike rreth targave për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në tërësi te propozimi i BE-së për të normalizuar raportet e tyre“ ka thënë Stano.
Me marrëveshjen e nëntorit, Kosova u ka dhënë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave me targa serbe që qarkullojnë në Kosovë, derisa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.
Më 18 janar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave që kanë targat ilegale serbe KM, e që janë riregjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe tutje.
Siç ka mësuar REL-i, bëhet fjalë për makina që janë regjistruar pas datës 7 dhjetor 2022, kur ka hyrë në fuqi dekreti i ri i Qeverisë serbe për veturat që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës, dhe të cilat janë të regjistruara në Serbi.
Duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Kosovën se po tenton të shkaktojë krizë dhe tensione të reja.
Stano e ka komentuar të enjten marrëveshjen e arritur në nëntor.
“Kjo do të thotë që Kosova të përmbahet nga çfarëdo veprimi ndaj atyre pronarëve që kanë targat KM dhe efektivisht të mbajë staus-quon derisa të mos arrihet një zgjidhje më e qëndrueshme në dialog. Kjo, po ashtu, do të thotë që Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”.
“Ne gjithashtu kemi marrë parasysh vendimin e Serbisë, më 6 dhjetor 2022, që letrat ngjitëse të regjistrimit për targat KM nuk do të rinovohen. Ne kuptojmë se rinovimi i sigurimit dhe kontrolli teknik ka të bëjë me automjetin e jo me tabelat e regjistrimit, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet rinovim i tabelave të regjistrimit“ ka thënë Stano.
“Por gjithsesi, ne i ftojmë të gjitha palët që të respektojnë marrëveshjen dhe të fokusohen në normalizimin e raporteve, sipas propozimit të BE-së, dhe çfarëdo pyetje rreth interpretimeve të asaj se çfarë është rënë dakord më 23 nëntor, të diskutohet përmes dialogut, e jo përmes veprimeve të pakoordinuara në terren, që mund ta destabilizojnë situatën edhe ashtu fragjile“, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Stano ka përmendur po ashtu se suksesi në dialogun mes dy palëve është thelbësor për rrugën e dy vendeve drejt integrimeve evropiane.
“Të dyja palët duhet t’i trajtojnë këto diskutime si prioritet”.
BE-ja, ndërkohë, ka konfirmuar se, më 20 janar, përfaqësuesi i posaçëm evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë një vizitë të diplomatëve evropianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd.
Delegacioni do të përfshijë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, si dhe një këshilltar të kryeministres italiane.
Qëllimi i vizitës, sipas burimeve evropiane, është përgatitja për mbajtjen e një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Tash për tash, nuk ka asnjë konfirmim se kur do të mund të zhvillohej një takim i tillë.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 21 nëntor.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Të tjera
-
Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Papa Le...
-
“Shkojmë në zgjedhje…”, Bajrami e ashpër: Veç pse Albulena po don të bëhet kryekuvendare
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se vend...
-
Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Studenicë të Istogut
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj një qytetari i cili ...
-
Takimi përmbyllës në Durrës, Edi Rama: Durrësi do të japë shtytje për 11 majin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur takimin përmbyllës të fus...
-
Haziri: Kemi arritur në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja ka qenë gji...
-
Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)
Për dallim nga komuna e Gjilanit e cila ka zgjedhur që t’i dërgojë nxënësit m...
-
Pensionohet komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj ‘Besniku’
Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, (KOMFT), Hysen Dreshaj ë...
-
Çitaku: Duhet të shkojmë te presidentja, jo për koalicione, por për zhbllokim të Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është zyrtarja e lartë e shtetit me legji...
-
Çeku: Nuk jemi për zgjedhje si opsion i parë, por nëse s’ka qeveri, ato janë të pashmangshme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se zgjedhjet nuk ...
-
Vuçiq në Moskë, publikon video nga takimi me Putin: Më tha paske ardhur …
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetor...
-
Hoxhaj në Samitin e Euroazisë: Paqja nuk ndërtohet me forcë, por me dialog strategjik
Në një fjalim të fuqishëm në Samitin Ekonomik të Euroazisë, ish-Ministri i Ja...
-
Tahiri: Kosovës i duhet një qeveri që duhet të përbëhet nga partitë politike që në mandatin e kaluar ishin në opozitë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosovës i duhet një qeveri që duhet...