A e dini sa kanë shpenzuar kosovarët për viza drejt BE-së? Shifrat janë të larta

Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 13 October 2022
Në janar të vitit 2012, Komisioni Evropian i BE-së nisi zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Që nga nisja e këtij dialogu e deri në fund të vitit 2021, kosovarët kanë parashtruar 659.029 aplikime për vizë Schengen, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.
Më 13 tetor, pritet të nisë procedura që u jep fund këtyre aplikimeve, pasi që liberalizimi i vizave për Kosovën është në rend dite të diskutimeve të grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Çështja e liberalizimit të vizave u përmend edhe në Raportin e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, të publikuar më 12 tetor. Aty përsëritet se Komisioni Evropian vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Por, shqetësim mbetet rreziku i keqpërdorimit eventual të lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në vendet e BE-së.
Kush nga Ballkani kërkon më së shumti azil në BE?
Sipas të dhënave të Grupit për Ballkanin (BRPG), 60% e kosovarëve kanë kërkuar vizë Schengen, që mundëson lëvizjen e lirshme në vendet e BE-së, për vizita turistike. Interesimi i kosovarëve për të vizituar vendet e BE-së kishte qenë në rritje deri në vitin 2020, kur trendi ndryshoi shkaku i COVID-19.
Sipas një hulumtimi të bërë nga BRPG-ja, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë Schengen. Kjo kosto arrin shifra prej dhjetëra miliona eurosh kur merret parasysh numri i aplikimeve në vit.
Po i njëjti hulumtim i BRPG-së thekson se kosovarët kanë pritur mesatarisht nga një deri në gjashtë muaj deri në përfundimin e procedurës për vizë në zonën Schengen. Përveç kësaj pritjeje, kosovarët janë ankuar edhe për pritje të gjata në rend për dorëzimin e dokumenteve.
Por, me gjithë pritjet e gjata dhe paratë e shpenzuara gjatë aplikimit, një numër i aplikuesve është përballur me përgjigje negative.
Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe Parlamenti Evropian e kishte mbështetur këtë vendim, mirëpo vendet si Franca dhe Holanda nuk ishin të pajtimit.
Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Të tjera
-
Kolona me kilometra në dalje të autostradës së re në Milot (PAMJE)
Një kolonë e gjatë me kilometra u shënua sot në segmentin e daljes së autostr...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth z...
-
Tentativa e 29-të, nesër mblidhen sërish deputetët
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari...
-
Vetëvendosje njofton se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kry...
-
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ...
-
Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan
Anketa më e fundit e Eurobarometrit ka zbuluar ndryshime të dukshme në percep...
-
Çmimet e konsumit më të larta krahasuar me vitin e kaluar
Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhë...
-
Policia: Vde*kja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbë...
-
Kurti thotë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale ...
-
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje: I riu ra nga një lartësi e urës dhe vdi*q në vend
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të ...
-
Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare që punon në Ferizaj
Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqip...
-
Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së dielës tek vendi i quajt...