A do t’i kthehen kosovarët sërish Bitcoin-it?
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 02 June 2019
Shumë prej kosovarëve që investuan në monedhën digjitale Bitcoin, u zhgënjyen në fund.
Rënia e çmimit të kësaj kryptovalute, ua humbi gjithë shpresat se do të mund të fitojnë diçka.
Por, jo të gjithëve. Kishte edhe nga ata që edhe pas rënies së çmimit, nuk hoqën dorë nga monedhat digjitale, shkruan Gazeta Express.
I tillë është rasti i Ardian Alajt, përfaqësuesit të kompanisë ‘Albvision’, kompani kjo që e solli ATM-në e parë në Kosovë.
Ndërkohë, me rritjen e vlerës javëve të fundit, pritet që atij t’i bashkohen sërish në këtë rrugëtim qytetarë nga i gjithë vendi.
Sipas tij, kështu ndodh zakonisht, edhe pse aktualisht numri i të interesuarve nuk ka shënuar rritje.
Alaj thotë se krahasuar me vitin e kaluar, numri i të interesuarve ka mbetur i njëjtë. Por, thotë se pritet të kthehet interesimi i kosovarëve për të investuar sërish meqenëse vlera e kryptovalutave po shkon duke u rritur.
Ai tregon se vlera aktuale e Bitcoin është rreth 8 mijë euro, derisa shpreson që të arrijë vlerën që e kishte në dhjetor të 2017’ës, përkatësisht 12 mijë euro.
“Nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë te vitit te kaluar nuk ka ndryshim, gjendja mbetet e njëjtë, kërkesat kane qene më të vogla në krahasim me vitin 2016-2017. Po zakonisht ndodh dhe është e pritshme qe interesimi te rritet ne momentin kur vlera e Bitcoin dhe kryptovalutave te tjera shënojnë rritje”, thotë Alaj.
E për numrin e personave që kanë investuar në kryptovaluta ndonëse nuk jep shifra, thotë se ka qenë goxha i madh që nga qershori i 2017-ës. Derisa shton se të interesuarit janë të të gjitha grupmoshave.
Shton se përveç për të investuar, një numër i madh i qytetarëve i vizitojnë thjeshtë për tu informuar pë mundësisitë që iu ofrohen dhe rreziqet.
“Në këtë industri nuk ka grup moshë të caktuar, investitorët janë të moshave të ndryshme nga 16 deri ne moshën 60 vjeç te cilët na vizitojnë dhe vendosin te investojnë qoftë në Bitcoin apo edhe në kriptovaluta të”, tregon Alaj.
Ndërkohë, edhe pse ka më shumë se 3 vite prej se ka filluar investimi në kryptovaluta, Alaj thotë se ende nuk kanë bashkëpunim me bankat. Madje, thotë se u shkaktojnë edhe probleme.
“Sa i përket sektorit Bankar tashmë dihet se bankat ne Kosovë jo vetëm që nuk e përkrahin por nëse pranohet ndonjë transaksion nga ndonjë kompani që ndërlidhet me Kriptovaluta shkaktojnë edhe probleme me bllokimin e transaksionit dhe kërkohen informacione shtesë si dëshmi për të lejuar hyrjet që ndërlidhem me tregtimin e tyre, të cilat natyrisht se do të reflektojnë negativisht në zhvillimin dhe avancimin e kësaj industrie”, thuhet në përgjigjet e Alajt drejtuar Gazetës Express.
Ndërkohë, njohësit e kryptovalutave vleresojnë se arsyeja e vetme e rënies së interesimit për të investuar në këtë industri nuk janë vetëm çmimet. Edhe nga ta, nvestimi në kryptovaluta po vleresohët si i rrezikshëm.
Inxhinieri Ermal Sadiku thotë se përveç çmimit, arsye tjetër pse ka rënë vlera e Bitcoin është edhe bllokada për reklama nga Google dhe Facebook, si dhe bllokada nga qeveritë e mëdha.
“Disa nga arsyet janë – Bllokada për reklama që e ka bo Google dhe Facebook duke i targetu sidomos ICO-të , Restrikcione / bllokada nga qeveritëe mëdha (US, Kine. Indi) dhe shitja e crytpovalutave të bllokuara nga MtGox, që ti kthej borgjet”, kishte thënë Sadiku për Express.
Sipas Sadikut, investimi në Bitcoin është i rrezikshëm, pasi që siç thotë kjo është një industri e re dhe tregu lëviz shpejt dhe është shumë i ndjeshëm. Ndërsa, sa i përket asaj se sa është investuar në Kosovë në kryptovaluta, ai kishte thënë se këtë nuk e di askush.
Ndërkohë, për rrezikun nga investimi në Bitcoin kishte paralajmëruar kohë më parë edhe Banka Qendore e Kosovës, duke thënë se përdorimi i tyre nuk është i rregulluar me ligj.
Përmes një komunikate për medie, BQK kishte thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.
“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhej në njoftimin e BQK-së.
Ndryshe, Bitcoin është një rrjet qe mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.
Bitcoins nuk janë të lidhura me ndonjë valute reale, ndërsa kursi i këmbimit përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg.
Sipas Bankës Qendrore Evropiane, rregullimi i sektorit financiar nuk është i zbatueshëm, sepse Bitcoin nuk përfshin akteret tradicional financiar.
Bitcoin është jo legal vetëm në dy vende: Vietnam, ku tregtimi me Bitcoins ose valuta tjera elektronike është i ndaluar me ligj dhe në Islandë, ku Banka Qendrore e vendit ka ndaluar përdorimin e Bitcoins për të kufizuar rrjedhjen e parasë jashtë vendit.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...