A do të shkojë Bislimi me draft statut të Asociacionit në Bruksel?

Autori: Gazeta inFokus
19:11 | 09 May 2023
Në tavolinë është një vizion i Kurtit se si duhet të duket Asociacioni dhe një draft-Statut i ekipit serb, i papranueshëm për Kosovën. BE-ja e ka parë si pikënisje draftin e Ekipit Menaxhues. Por, britanikët thonë se Kosova duhet ta shkruajë një draft-Statut të Asociacionit, sipas vizionit të Kurtit për ta çuar në Bruksel.
Pas mospajtimeve në takimin e 2 majit mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku hyri edhe Ekipi Menaxhues, nuk ka një datë për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë. Një takim i ri në Bruksel megjithatë pritet të ndodhë rreth datës 20 të këtij muaji.
Emisari Special amerikan, Gabriel Escobar, u ka sugjeruar palëve që të takohen ekipet teknike, pra Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zyrtari serb, Petar Petkoviq, brenda këtyre dy javëve, për t’i vazhduar negociatat rreth draftit të Asociacionit.
Deri tani, është hartuar një draft-Statut nga Ekipi Menaxhues, i përbërë nga katër serbë, në krye me Danijela Vujiçiqin, që është deputete e Kuvendit të Serbisë. Edhe pse Ekipi është emëruar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës, Kryeministri Kurti e ka refuzuar kategorikisht draftin e hartuar nga ta.
Kryeministri Kurti në takimin e 2 majit e ka ofruar vizionin e tij për Asociacionin. Sipas Escobarit, ky është një progres, pasi Kurti si refuzues i përhershëm i Marrëveshjes së Asociacionit, e ka ofruar një version se si mund të bëhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Por tani vizioni i Kurtit duket se është shpenzuar, kërkohet një draft -statut i palës kosovar që do të bëhet pjesë e diskutimeve të Brukselit.
Kërkesën i pari e ka bërë Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicolas Abbott.
“Në këtë javë pati shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë edhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Britanisë së Madhe, Victoria Billing. Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, shkroi Abbott në Tëitter.
Nuk dihet nëse kërkesa e britanikëve do të avancojë dhe ekipi negociator kosovar do t’i lejohet ta çojë një draft në Bruksel, sipas kornizave të Kryeministrit Kurti.
Më herët, Kryeministri Kurti ka thënë se ai ka kërkuar që ta shkruajë vetë draft-Statutin për Asociacionin, por ndërkombëtarët nuk e kanë lënë.
Miroslav Lajcak, që ndërmjetëson dialogun në emër të Bashkimit Evropian, ka thënë këto ditë se drafti i Ekipit Menaxhues, të cilin pala kosovare e refuzon kategorikisht, do të jetë pikënisje e diskutimeve.
“Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”, ka thënë Lajcak.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...