Sport

A do të bëhet Bylbyl Sokoli trajner i Prishtinës?

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 04 July 2019

Në media po qarkullojnë lajme se skuadra e Prishtinës dhe trajneri nga Shqipëria Mirel Josa i kanë ndarë rrugët.

Menjëherë pas këtij lajmi filluan të qarkullojë zërat se kush do të jetë pasuesi i tij, shkruan gazeta inFokus.

Njeri prej emrave më të përfolur është trajneri i njohur Bylbyl Sokoli, megjithatë “profa” në një prononcim për inFokusin ka thënë se ende askush nuk e ka kontaktuar nga skuadra e Prishtinës, dhe se të gjitha këto lajme janë spekulime.

-Advertisement-

“Unë nuk kam marrë asnjë ofertë nga Prishtina, askush nuk më ka kontaktuar mua personalisht, të gjitha këto lajme janë spekulime” tha Sokoli. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera