A do të anulohet vendimi për 1 orë më pak punë i Alban Hysenit, flasin nga Komuna e Gjilanit
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 30 March 2023
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka vendosur që zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak gjatë Ramazanit. Ky vendim u përcoll me reagime të shumta, duke ia rikujtuar kryetarit që Kosova është shtet laik. Por edhe përkundër reagimeve, vendimi në fjalë nuk do të anulohet, kështu të paktën tha zëdhënësi i komunës së Gjilanit Hekuran Rapuca.
I kontaktuar nga Gazeta Express, zëdhënësi Hekuran Rapuca tha se vendimi për një orë më pak punë gjatë Ramazanit është shumë i vjetër, 20-vjeçar.
“Vendimi është shumë i vjetër, ky është vendim 20-vjeçar që përsëritet”, tha ai.
I pyetur nëse pas reagimeve publike do të anulohet, ai tha: “Jo absolut, jo”.
Pas kësaj përgjigje, ai u pyet se cili është arsyetimi për mosanulimin e vendimit dhe i njëjti tha se zyrtarët që dalin në orën 09 në punë, nuk e mbajnë pauzën.
“Arsyetimi është që orarin e punës kanë me mbajtë njejtë, nuk kanë me mbajtë pauzën edhe është kërkesë e vetë punëtorëve të administratës që e ka aprovu kryetari, masi vetëm u pa si vendim i përsëritur me vite, çdo vit, çdo Ramazan”, përfundoi zëdhënësi Rapuca për Express.
Lidhur me këtë vendim, që dy ditë nuk ka kthyer përgjigje Ministria e Administrimit dhe Pushtetit lokal e as ministri Elbert Krasniqi.
Ndërkohë, publicisti Halil Matoshi ka kërkuar reagim nga MAPL në mbrojtje të kushtetueshmërisë.
“Vendimet e tilla për shkelje të parimit të laicitetit të shtetit mund të sfidohet edhe nga Avokati i Popullit”, është shprehur ai.
Por, as Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka kthyer përgjigje mbi komentin për vendimin e kryetarit Hyseni.
Muaji i ramazanit ka filluar më 24 mars dhe do të zgjas deri më 20 prill.
Të tjera
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...
-
Haradinaj: Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit
Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ...