Ekonomi

E quditshme: Këto artikuj nuk do besonit se po kërkohen me të madhe në ditet e izolimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 17 April 2020

Masat e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes kanë shtuar nevojën e qyetarëve që ti bëjnë sa më të rehatshme ambientet e brendshme të shtëpisë.

Tavolinat, karriget e komodinat janë ndër më të kërkuarat.

Disa për t’i kthyer shtëpitë në zyra e disa për ti rehatuar fëmijët, të cilët po mësojnë online.

-Advertisement-

Pronari i kompanisë “Kater -A”, Arsim Selimi tregon se është befasi edhe për kompaninë se sa janë rritur kërkesat në këto ditë pandemie.

Sipas tij, nga dita e parë kanë filluar porositë për karrige dhe tavolina. Dhe e vecantë në këtë situatë janë kërkesat për tavolina punë të dimensioneve të vogla.

Kjo siç tregon ai ndoshta për të improvizuar zyre pune edhe në ambientet shtepiake. Por nuk po mungojnë edhe kërkesat për tavolina dhe karrigë standarde.

“Në këte kohë pandemie është rritur numri i klientëve për blerje online për akomodim dhe punë nga shtëpia apo banesa. Në përgjithësi po kërkohen tavolina të vogla”, thotë ai.

Duke marrë parasyshë se dyqanet janë të mbyllura, kjo kompani për të ju shërbyer qytetarëve ka krijuar sistemin online të porosisë.

“Edhe moto e jona tani është #rrinshpi e puno prej shpisë ne kujdesemi të ju sjellim në shtepi produktet e kërkuar”, thotë Selimi./Gazeta inFokus/

Etiketa:
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy