Ekonomi

Si te nxirret vërtetimi për lëvizjen e punëtorëve?

Autori: Halil Berisha 09:58 | 15 April 2020

Në bazë të vendimit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetën nga 1 orë e gjysmë në ditë.

Por, si do të lëvizin punëtorët e bizneseve që iu lejohet puna?

Në bazë të vendimit thuhet që ata do të duhet të kenë një konfirmim nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse.

-Advertisement-

Si merret ky vërtetim?

Këtë vërtetim mund ta merrni në faqen e internetit të Administratës Tatimore të Kosovës. http://www.atk-ks.org/, shkruan gazeta inFokus.

Pastaj, nga kjo, sikur është e ilustruar në fotografi duhet të hyhet në opsionin “Shërbimet Elektronike”, dhe më poshtë tek “EDI – Deklarimi Elektronik”.

Pas kësaj, duhet të shkruhet nr. i regjistrimit të firmës dhe kodi për çasje, që kryesisht nëpër kompani i mban ekonomisti që mban kontabilitetin.

Më pastaj, pasi të kyçesh është mundësia për të marrë vërtetimin për lëvizje të punëtorit, ku duhet të shkruhet nr. i letërnjoftimit, pozita dhe targat e automjetit e pastaj të gjenerohet dokumenti./Gazeta inFokus/

 

 

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy