Ekonomi

Kush përfiton e si të aplikoni nga pako emergjente – tregon me udhëzues komuna e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 14 April 2020

Një Pako Fiskale Emergjente u miratua nga Qeveria e Kosovës.

Kjo për situatën e krijuar nga koronavirusi në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Por, se kush përfiton nga kjo dhe si të aplikohet pati shumë pikëpyetje e paqartësi.

-Advertisement-

E këto ka tentuar t’i heq komuna e Prizrenit, e cila ka përpiluar një udhëzues për këtë punë.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka e ka publikuar të njëjtin në profilin e tij, shkruan gazeta inFokus.

“Komuna e Prizrenit ka përgatitur një udhëzues lidhur me Pakon Fiskale Emergjente, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë udhëzues mund të gjeni informacione dhe udhëzime të detajuara se “Kush mund të përfitojë nga kjo pako”, si dhe udhëzimet se si mund të aplikohet, sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)”, ka thënë Haskuka.

Udhëzuesin mund ta gjeni në këtë link./Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy