Ekonomi

Berat Rukiqi tregon çka po e pengon qarkullimin e mallrave e punëtorëve

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 13 April 2020

Shumë qytete të Kosovës tashmë janë në karantinë.

Kjo duke mos lejuar hyrjen e daljen e qytetarëve nga aty, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, kjo gjë edhe po shkakton probleme të mëdha edhe ekonomike.

-Advertisement-

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë thirrje që të krijohen korridore të lira të mallrave e punëtorëve, derisa ka përmendur edhe pengesat momentale në qarkullimin e tyre.

“- Malli i prodhuar ne Gjilan, nuk mund te transportohet ne Peje, per shkak se mallrat nuk mund te kalojne tranzit ne Ferizaj, pasi qe Ferizaj eshte ne karantine;

– Kompania nga Ferizaj nuk mund te nis eksportin drejt Gjermanise, pasi qe kamionet nuk lejohen te dalin nga Ferizaj;

– Rrjetet e marketeve qe jane ne Prishtine, furnizimet i bejne nga depot qe kryesisht jane ne hyrje te Prishtines, por terrritorialisht jane ne Komunat e Lipjanit dhe Graçanices, prandaj e kane te pamundshme te fusin mallra ne Prishtine, pasi qe Prishtina eshte ne karantine;

– Nje fabrike qe eshte ne hyrje te Prishtines, por eshte pjese e territorit te Komunes te Lipjanit, nuk e ka filluar prodhimin fare, pasi qe inxhinierin kryesor e ka nga Prishtina dhe i njejti nuk eshte lejuar te dal nga Prishtina, pasi qe Prishtina eshte ne karantine.

I lusim institucionet e vendit, qe te sjellin vendim te ri, jo me larg se sot pasdite. BE dhe CEFTA kan krijuar korridore te lira per qarkullim te mallrave. Te njejtat duhet te krijohen ne Kosove”, ka thënë Rukiqi./Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy