Ushqimet me vitaminë A ja pse janë jetike për mbrojtjen e syve
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 10 April 2020
Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit.
Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë. Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë. Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë.
Vlerat Më Të Rëndësishme Të Vitaminës A
Mbrojtje Për Sytë Nga Sëmundjet E Moshës Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit. Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës. Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, duke qenë se ajo është përbërës kryesor i një pigmenti që gjendet tek retina e syrit.
Ky pigment është tepër i ndjeshëm ndaj dritës. Njerzit që vuajnë nga verbëria e natës, shohin mjaft mirë gjatë ditës. Por në errësirë, sytë e tyre sforcohen shumë për të parë. Për më tepër,sipas të dhënave të AgroWeb.org, sasitë e mjaftueshme të beta karotenit ngadalësojnë humbjen e shikimit si pasojë e moshës.
Rrezik Më I Ulët Ndaj Sëmundjeve Tumorale
Sëmundje si tumori shfaqen në momentin që qelizat e dëmshme rriten ose shpërndahen në mënyrë të pakontrollueshme. Duke qenë se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin qelizor, ajo mund të jetë një faktor në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija. Disa studime kanë zbuluar se sasitë e mëdha të vitaminës A në formën e beta karotenit, ulin rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.
Për Një Sistem Të Shëndetshëm Imunitar
Vitamina A luan një rol thelbësor në mekanizmat mbrojtës të organizmit. Ajo është përgjegjëse për shtresat mbrojtëse të syve, mushkërive dhe stomakut. Kjo vitaminë është e përfshirë edhe në prodhimin dhe funksionin e rruazave të bardha të gjakut. Ato pastrojnë gjakun nga bakteret dhe patogjenët e tjerë. Për këtë arsye, mungesa e vitaminës A, mund ta bëjë individin një shënjestër më të lehtë të infeksioneve dhe vështirësojë shërimin.
Vitamina A
Vitaminën A e merrni edhe si suplement në farmaci, por mund ta gjeni edhe në ushqime të caktuara. Ushqimet ku mund ta gjeni: Pjepri, patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara. /AgroWeb
Të tjera
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...