FFK rrezikon projektet e saja për ti dalë në ndihmë klubeve të cilat po përballen me krizë financiare
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 08 April 2020
Përkundër gjendjes së vështirë që ndodhet Kosova, por gjithnjë duke iu përmbajtur udhëzimeve të IKPSHP-së për mbajtje të distancës, KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollit e Kosovës, pas përhapjes së pandemisë Covid-19. KE shqyrtoi gjithë situatën e krijuar pas kësaj pandemie, ku sikur në gjithë botën edhe Kosova e me këtë edhe futbolli i Kosovës është prekur nga kjo situatë ku janë ndërpre të gjitha garat në të gjitha rangjet. Kjo ndërprerje e garave ka goditur edhe klubet e futbollit.
KE diskutoi për rifillimin e garave kur të lejohen me ligj nga shteti, duke qenë ithtar që garat të përmbyllën në kohë të rregullt. Por gjithsesi është e kuptueshme që për këtë nuk vendos FFK-ja, por për shkak të gjendjes në të cilën gjendet Kosova, vendosin organet shtetërore dhe varësisht nga vendimet e tyre varen edhe vendimet e FFK—së. KE edhe pse është për rifillimin e garave dhe përfundimin e tyre, do të ndjekë situatën me kujdes dhe në rast se gjendja rëndohet dhe vjen deri te vendimi për ndërprerje të garave, atëherë FFK-ja do të ndjek me përpikëri udhëzimet e UEFA-s.
KE duke parë gjendjen e vështirë që po përballen klubet e futbollit, ka marrë vendim që nga mjetet e veta duke rrezikuar edhe projektet e saj, të ndihmojë të gjitha klubet si ndihmë për të zbutur sa do pak hallet edhe ashtu të vështira të tyre. KE e bën të qartë për të gjithë që këto mjete janë ekzistenciale.
KE do të ndjekë me kujdes gjendjen në klube dhe do të jetë në vazhdimësi në kontakt me UEFA-n dhe FIFA-n dhe për të gjitha opinioni do të njoftohet përmes komunikatave për shtyp.
FFK-ja do të vazhdojë të punojë online nga shtëpia dhe për këtë nuk mund të realizojë takime me askënd përderisa të mbretërojë kjo gjendje.
Të tjera
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...
-
Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës ...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...
-
SKANDALOZE: Këtë shkollë në Viti e mbulon myku, shikoni si qindra karrige e banka i kanë hedhur në një klasë
Shkollën ish teknike “Jonuz Zehnullahu”, në komunën e Vitisë duket se e ka mb...
-
Haxhiu, PDK: Korrupsioni ka emrin e Kurtit dhe qeverisë së tij
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar...
-
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta m...
-
Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit
Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistri...
-
MPJ-ja: Do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE gjatë vizitës së Xi Jinping në Francë
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian u shpreh që, gjatë vizitës së kryetarit të...
-
Ndalohet reperi Arijan Sijarina, ishte në kërkim për tentim vra sjen në Kolovicë
Reperi Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë...