Partnerja e Icardit u përgjigjet akuzave të ashpra të futbollistit të njohur (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 08 April 2020
Pak ditë më pare, Maxi Lopez akuzoi ish-partneren e tij, Wanda Nara, duke i thënë se “ishte nënë e papërgjegjshme” pasi kishte fëmijët në Itali, ose më saktë në zemrën e pandemisë sipas atij.
Për këtë arsye, Wanda ka vendosur që t’i përgjigjet me një mesazh mjaft të gjatë. Bukuroshja argjentinase sqaroi se ishte zgjedhja e saj të linte Parisin dhe të kthehej në Itali, sepse vendi ku ndodhet shtëpia e saj ka shumë pak raste me koronavirus.
Për më tepër, 33-vjeçarja ka sqaruar se mund të kishte marrë dhe avionin për të shkuar në Argjentinë, por vendosi të udhëtonte rreth 10 orë me makinë për të ardhur në Itali, të cilën e quan shtëpinë e saj.
“Ne jetojmë në një qytezë afër Comos, ku ka pak raste me COVID-19. Ndjehem më e sigurte në Itali sesa në Argjentinë. Maxi e di shumë mirë ku e kemi shtëpinë.
E lashë Parisin, pasi u konsultova me doktorin. Ne tashmë jemi italian. Nëse më ndodh diçka, preferoj të më ndodhë këtu. Vendi im është Italia, e cila më ka dhënë gjithçka kam.
Mund të fluturoja për në Argjentinë, por zgjodhëm të udhëtonim me dy makina, i ndamë fëmijët dhe bëmë 750 kilometra. 9 orë e gjysmë udhëtim dhe miliona këngë të luajtura pa pushim. Maxi në vend që të jetë i lumtur për kujdesin tim si nënë …” përfundoi deklaratën e saj Wanda.
Wanda Nara ka 5 fëmijë, 2 me bashkëshortin aktual Mauro Icardin dhe 3 me ish-burrin Maxi Lopez, të cilin e la për sulmuesin në pronësi të Interit.
Të tjera
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...