Nis testimi te njerëzit, vaksina e financuar nga Bill Gates
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 08 April 2020
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka filluar testimi i një vaksine të financuar nga Bill Gates.
40 vullnetarëve u është administruar doza e parë e vaksinës që ka dhënë rezultate të shkëlqyera tek kafshët. Rezultatet e para të testimit, të kryer nga kompania Biotech Inovio, priten në fund të pranverës.
Bëhet fjalë për një vaksinë të përgatitur pikërisht nga kompania amerikane Inovio, që ka filluar kështu testimet tek njeriu pas dritës jeshile të dhënë nga administrata amerikane për ushqimin dhe ilaçet. Një eksperiment ky i financuar pjesërisht nga fondacioni Bill e Melinda Gates dhe nga koalicioni për gatishmërinë përballe epidemive, pas rezultateve pozitive tek kafshët.
Vullnetarët, janë përzgjedhur në Filadelfia dhe Kansas City, dhe do të marrin dozën e dytë të vaksinës, të quajtur Ino 4800, pas katër javësh. Një hap i rëndësishëm përpara – ka thënë presidenti dhe drejtuesi i kompanisë Inovio, Joseph Kim, kundër një virusi që pa një vaksinë do të vazhdojë të kërcënojë jetët e njerëzve. Kërkuesit e kompanisë janë vënë në lëvizje që nga janari, kur sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme, për të garantuar avancimin e shpejtë të vaksinës. Tani, sfida për kompaninë është ajo e prodhimit të një vaksine brenda vitit të ardhshëm.
Reagimet imunitare fillestare të 40 vullnetarëve dhe të dhënat e sigurisë së studimit pritet të dalin shpejt. Në atë pikë, Invio parashikon të fillojë studimet e efikasitetit. Paralelisht kompania po kërkon edhe të rrisë prodhimin e Ino 4800 dhe parashikon se do të mundë të përgatisë një milionë doza brenda fundit të vitit për studime të mëtejshme dhe emergjenca, në pritje të udhëzimeve të duhura dhe financimeve të përshtatshme.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...