Lajme

AAK propozon që të ndahen kaq para për secilin qytetar

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 06 April 2020

Në një konferencë për media të thirrur nga AAK, Gazmend Abrashi nga kjo parti ka dhënë një ide interesante.

Abrashi ka folur rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka propozuar që secili qytetar të ndihmohet nga qeveria me mjete financiare.

-Advertisement-

Kjo duke iu ndarë secilit nga 100 euro.

“Ne këto masa nuk janë përfshirë shumë kategori si: punëtorë pa kontrata, nënat vetushqyese, familjet që jetojnë nga remitancat etj. Si kurrë më parë secili qytetarë duhet ta ndjejë dorën e shtetit andaj ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështetje e menjëhershme për secilin qytetar nga 100 euro”.

“Nga ekstraktet duhet të nxirret numri i saktë i qytetarëve dhe kështu të mbështetet secili qytetar pa dallim – në tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga pandemia”./Gazeta inFokus/

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy