Lajme

Si do ta ndryshoi botën virusi? Flet Leutrim Sahiti

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 05 April 2020

Me shfaqjen e virusit kovid 19, bota ndryshoi në tërësi kështu që nga një ditë e zakonshme e gjithsecilit njëri shkoi në një izolim pothuajse total, kufizimi i daljeve dhe i takimeve është një sfidë për njerëzimin.

Leutrim Sahiti sociolog, në një intervistë për gazetën inFokus, thotë se kjo pandemi që e ka goditur botën po përcillet me ndryshime të mëdha tek njerëzit pasi që nuk është e lehët që nga aktivitet e shumta të ndalen në tërësi.

Sipas tij pas kalimit të kësaj pandemi e që nuk dihet sa to të zgjatë do  të shihen ndryshimet trastike të mënyrës së jetës. Ai për Gazeten inFokus ka dhënë disa këshilla se si të tejkalohet kjo situatë e izolimit.

-Advertisement-

“ Aspekti i izolimit ka ndikim shumë në jetën e njeriut kështu nga një lëvizje e madhe në një kufizim pothuajse total, hyn edhe ndryshim i stilit të jetës kështu është  ndryshuar komplet organizimi i jetës duke filluar nga rutina ditore. Të gjitha këto masa që janë marr dhe do të merren në të ardhmen nga institucionet e Kosovës kanë mjaftë ndikim në aspektin socio-psikologjik, mirëpo para se të përmenden pasojat në aspektin social, mendojë që kjo pandehemi nuk është thjeshtë një sëmundje është një ndryshim drastik i organizimit të jetës shoqërore, kjo pandemi kovid 19, është pasojë e globalizimit pasi shpërndarja nga shteti në shtet po bëhet shumë shpejtë kështu edhe është bërë e pa kontrolluar”

“Kjo situatë në vend ka efekte negative për të gjithë pa dyshim por efekti më negativë është ai në aspektin shëndetësor tek qytetarët, por që ka edhe efekte pozitivë tek njerëzit”

 

Sahitit thotë se qëndrimi brenda familjeve mos të merret si kufizim por të shfrytëzohet si një kthim i vemjes  nga aty ku edhe e kem burimin e jetës.

“Efektet pozitive janë kthimi i njerëzve tek identiteti i tyre pra familja, shoqërisë përtej asaj rutinës së tyre të më parshme dhe një jete dinamike që ne bëjmë çdo ditë. Kryerja e obligimeve çdo ditë e veçmas ajo e punëve ka bërë që të jemi më larg familjeve e përkushtimi ndajë prindërve, me krijimin  e kësaj situate do të thotë me izolim si mënyre e parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje ka bërë që njerëzit ti kthen familjeve 100 për qind.

“Roli i familjes që filloi të zbehet tani i është kthyer në origjinës së saj pikërisht për shkak të angazhimit ndaj punëve të tjera, nëse dimë të menaxhojmë mirë këtë situatë mund te kemi rezultate të mira në aspektin social e psikologjik, duke e rikthyer në një edukim të mirëfilltë ndajë fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

 

Kthesë të madhe pas kësaj pandemie do të kenë edhe shtetet kështu duke ndryshuar qasjen e zhvillimit.

 

“Me shfaqjen e kësaj pandemi është rikthyer vëmendja  tek individi teksa më parë shtete e kish vëmendjen tek zhvillimi ekonomik pastaj në zhvillimin ushtarak  e aspekte të tjera që tani po shihen si jo primare.

“Zgjatja e kësaj situata nuk është tani shumë i vështirë pasi që fillimi ka qenë më i vështirë dhe e pa menaxhushme por tani thuajse është një stil i ri dhe i përshtatshëm për njerëzit, pasi që teknologjia e ka bërë edhe me të lehët me mësim oline me qasjen e komunikimit me të tjerët.

Sociologu Sahiti thotë se kjo situatë duhet edhe të shfrytëzohet si një mësim se kah duhet të orientohet shteti i Kosovës në një të ardhme jo të largët.

“Kjo është një kthim i asaj që shteti i Kosovës duhet të mendojë që ti jap fokus në qasjen oline më shumë të përdoret më shumë kështu që në të ardhme jo të largët pse jo edhe zgjedhjet në vend mund të mbahen oline sikur në Estoni.

Mos të shihet kjo si një kufizim i të drejtave por të merret si mundësi e mirë për të qenë më afër familjes dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhëm, kështu duke zhvilluar aktivitete të shumta brenda familjeve tona lexim, shikimi i filmave po ashtu duke ju ikur lajmeve të rrem për këtë pandemi pasi kjo mund të shkaktojë edhe stres tek ne”, ka thënë Sahiti për Gazeten inFokus.

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera