Deputeti i LDK-së e quan amator ministrin Vitia
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 04 April 2020
Shkumbin Gashi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në radhët e LDK-së dhe ish-nënkryetar i komunës së Pejës, nuk po i konsideron të duhura veprimet e Qeverisë Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në luftimin e COVID19.Ai ndër të tjera e ka quajtur Ministrin Vitia, amater dhe “Ministër i konferencave” duke thënë se veprimet e tij po na çojnë drejt një gjendjeje e cila do te jetë e papërballueshme sepse, furnizimi me vonesë apo mos furnizim fare me pajisje mjekësore aty ku është me se i nevojshëm është veprim vdekjeprurës.Reagimi i plotë:
Reagim ndaj mos veprimeve te Qeverisë Kurti dhe Ministrit Vitia në luftimin e COVID-19Reagimi i Kryeministrit Kurti qysh në fillim për kundërshtimin e gjendjes së jashtëzakonshme tani po del te ketë qenë veprim dhe reagim i një amateri të cilin e veshëm me përgjegjësi për te cilat na dëshmoi se nuk ka kapacitet ti menaxhoj dhe tani numri i rasteve te infektuarve me COVID-19 po rritet dhe po shkon nga më e keqja.Veprimet e Ministrit të “KONFERENCAVE” për luftën ndaj COVID-19, ku ai me papërgjegjësinë e ti po na dërgon drejt një gjendjeje e cila do te jetë e pa përballueshme sepse, furnizimi me vonesë apo mos furnizim fare me pajisje mjekësore aty ku është me se i nevojshëm është veprim vdekjeprurës.
Pasi jam deputet i cili përfaqëson regjionin e Pejës atëherë, po reagoj me shkas dhe arsye te bazuara sepse, po vërtetohëm vetë për veprimet amatoreske qe ka ndërmarr deri me tani Kryeministri me Ministrin e tij në lidhje me parandalimin e përhapjes se virusit në Pejë, pas konfirmimit te rastit te pare në fshatin Llugagji me datë 26.03.2020.Si është e mundur se:
1. Nuk keni marr masa për karantinim te fshatit Llugagji pas konfirmimit te rastit te parë me datë 26.03.2020
2. Nuk keni ndërmarr masa te shpejta për testimin e personave te kontaktit me personin e konfirmuar me virus;
3. Sot te gjitha gjashtë (6) rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në Pejë dhe katër (4) prej tyre janë nga fshati Llugagji, pra tetë (8) ditë pas rastit te parë te konfirmauar në Pejë, dhe pas mosveprimit tuaj ju keni rrezikuar komplet regjionin e Pejës me një mundësi reale te rritjes enorme te numrit te të infektuarve;
4. Keni lenë në mëshirë te fatit një trevë të tere me mijëra banorë te cilët i janë ekspozuar rrezikut për infektim.Derisa Kryeministri në shkuarje merret me rahatimin nëpër borde te ndërmarrjeve publike te kandidateve te tij te dështuar për deputet, popullit po i kanoset rreziku maksimal nga COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e një klike te dështuar.PO SIGURISHT Kryeministër, ju jeni te qetë sepse për vete dhe klikën tuaj pa pasur asnjë shkak keni berë teste ndaj COVID-19 dhe jeni relaksuar mirëpo, populli siç ju pretendoni ta quani nuk po mund te arrij te ato teste sepse ju i keni për anëtarët tuaj te sektit politik.Kryeministër në detyrë, koronavirusi nuk mund të luftohet vetëm me masa administrative dhe me anë të konferencave për shtyp të Ministrit, tash situata duhet të menaxhohet sepse është në prag të daljes nga kontrolli. Kërkoj me këmbëngulësin me të madhe te rritet numri i testimeve sepse deri me tani vetëm 0.09% e popullatës është testuar dhe kjo është nën çdo nivel.Ministër Vitia, leje zyrën dhe kolltukun, del dhe ballafaqohu me problemin e mos u merr me konferenca koti sepse, ti nuk je moderator por je aty edhe pse në detyre me reagu duke e pas pas vetit aparatin shtetëror. Reago deri sa nuk është vonë sepse, mandej do te mbaheni përgjegjës për mos veprimi dhe mos veprimi i juaj do te jete vdekjeprurës për popullin tonë ne emër te të cilit aq shumë thirreni.Shkumbin GashiDeputet i Republikës së Kosovës
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...