Ekonomi

E turpshme, një biznes në Vushtrri fut në listë të pagave familjarët për t’ua marrë paratë që u takojnë punëtorëve pa letra

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 03 April 2020

Në vazhdën e raportimeve për padrejtësisë që po u bëhen shumë punëtorëve të sektorit privat, largimitnga puna e mos pagesa e pagave qëu takojnë, në redaksinë e gazetës inFokus kanë ardhur informata se pronarët e bizneseve po mundohen ti shfrytëzojnë paratë e dedikuara nga Qeveria për të punësuarit.

Në komunën e Vushtrrisë gazeta inFokus raporton se një pronar biznesi ka futur në listë të pagave familjarët e vet në listën e pagave për të përfituar nga fondi emergjent i qeverisë për bizneset private.

Sipas të dhënave që posedon gazeta inFokus në këtë kompani tre punëtorë të cilët kanë punuar pa kontratë pune deri më tani janë zëvendësuar me familjarë të pronarit.

-Advertisement-

Të punësuarit frikësohen të identifikohen pasi që mund të ju hakmerren me largim nga vendi i punës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera