Nuk ka afat të prillit për provime
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 03 April 2020
Universitet i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se nuk do të ketë afat të prillit për t’ju nënshtruar provimeve.
Kjo për shkak të pamundësimit nga pandemia e koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.
Në njoftimin e UP-së thuhet se kanë nisur përgatitjet për të gjetur formën për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht.
“Me anë të këtij njoftimi, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” informon studentët, stafin dhe të gjitha palët e interesuara se, ashtu siç jeni informuar në njoftimin e datës 27 mars 2020, si dhe në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë, provimet e afatit të jashtëzakonshëm të prillit nuk janë të realizueshme në këtë fazë.
“Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
“Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra.
“Deri atëherë, të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme. Menaxhmenti i UP-së garanton, që të gjitha vendimet e marra, do të bazohen në parimin e së mirës në favor të studentëve dhe stafit të tij, si dhe në përputhje me vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në kumtesë
Të tjera
-
Tragjike për dy familjet: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në aksidentin në Shirokë
Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur sot pasdite në Shirokë të Suh...
-
Vik timat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar
Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suha...
-
Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Gjatë ditës së sotme është ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi Lajmin ...
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...