21 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 02 April 2020
Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1.500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.
Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.
Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 djemve dhe burrav e të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.
FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.
Lidhur me krimet serbe në Kralan, në dhjetor 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkoi që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.
Bytyqi në letrën e vet përkujton se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë.
Të tjera
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...
-
A ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së, kështu përgjigjet Arben Gashi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka q...
-
Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),...