SHBA, mbi 3870 të vdekur nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 01 April 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara kaloi mbi 3,870, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.
Guvernatori i Nju Jorkut tha të martën se numri i viktimave në këtë shtet vazhdon të rritet. Sipas, tij të martën numeri i viktimave nga koronavirusi arriti në mbi 1,500. Edhe vëllai i tij, gazetari i rrjetit CNN, Chris Cuomo njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Coivd-19.
Shtetet e Bashkuara kanë 188 mijë numri më i lartë të të infektuarve në mbarë botën ku janë regjistruar mbi 857,000 raste.
Epiqendra është Nju Jorku me rreth 75 mijë raste infeksionesh të konfirmuara dhe rreth një-të-tretën e vdekjeve në vend. Në konferencën e përditshme për shtyp për gjendjen në vend, Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste për koronavirus tek një milion amerikanë. Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.
“Sot arritëm një moment historik në luftën tonë kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion amerikanë janë testuar, më shumë se çdo vend tjetër deri tani. Askush nuk mund të krahasohet,” tha presidenti në koferencën e përditshme për shtyp në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Të djelën presidenti deklaroi një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.
Ndërkohë në shtetet e goditura më rëndë janë vënë në lëvizje një numër masash për të vënë nën kontroll situatën kritike. Anija spitalore Comfort e marinës amerikane lundroi për në portin e Nju Jorkut herët të hënën, duke sjellë shpresë dhe lehtësim në qytetin prej 8.6 milion banorësh, i cili është bërë epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Anija e bardhë e zbukuruar me kryqe të kuqë ka 1.000 shtretër dhe 12 salla operimi. Personeli i tij mjekësor do të kujdeset për pacientët jo me virus në përpjekje për të zhvendosur një pjesë të barrës nga spitalet e mbingarkuara të qytetit, të cilat janë të përqendruar në trajtimin e rasteve emergjente.
“Ndjenja e pranisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara këtu thjesht më dha shpresë se gjërat do të jenë në rregull,” u tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio gazetarëve në skelën ku u ankorua anija. “Kjo anije është kaq mbresëlënëse. Ajo është në portin tonë si një fener shprese. ” Comfort lundroi nga Norfolk, Virxhinia, ku duhej t’i nënshtrohej disa proceseve të mirëmbajtjes para se të nisej për në Nju Jork. Porti i qytetit gjithashtu duhej të krijonte hapësirë për të lejuar që anija të ankohej. Zyrtarët thanë se anija pritet të fillojë të pranojë pacientë menjëherë.
Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social. Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit. Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe. Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato.
Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e koronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata. Dje, ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. Administrata e tij është nën presion për të shtuar prodhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga koronavirusi./VOA
Të tjera
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...